Ekipi i repartit zjarrfikës pranë Autoritetit Portual Durrës, ka rol të rëndësishëm në përballimin e emergjencave civile në Durrës, veçanërisht përgjatë sezonit të verës, ku ka patur raste të shtuar të zjarreve.
Referuar të dhënave nga Divizioni i Standardeve, Shëndetit dhe Emergjencave në APD, nga aktiviteti i këtij reparti përgjatë periudhës janar-gusht 2022, PMNZSH është angazhuar në dhjetëra raste emergjencash të regjistruara kryesisht jashtë territorit të Portit, si zjarre, aksidente, përmbytje, etj.
Mbi 200 orë shërbime në funksion të emergjencave të regjistruar jashtë territorit të Portit, si zjarre në objekte të ndryshme, banesa, askidente ka kryer ky repart përgjatë periudhës janar-gusht 2022.
Ndërsa dhjetëra orë të tjera shërbimi, po ashtu ky ekip ka kryer brenda territorit të Portit të Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës i ka kushtuar dhe po i kushton rëndësi të veçantë infrastrutkurës dhe logjistikës së këtij reparti, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të aftësimit profesional për personelin operativ, me qëllim përballimin me sukses të emergjancave civile portuale dhe qytetase që përgjatë viteve të fundit kanë patur fokus të veçantë në vendin tonë.