Për hyrje-daljen e mjeteve të transportit mbi 7.5 ton, Shoqëritë e Transportit nuk kanë asnjë detyrim tarifor ndaj APD-së.
Këto Shoqëri duhet ti drejtohen Forcës së Sigurisë Portuale FSPD më një kërkesë për Leje-hyrjeje, në të cilën duhet specifikuar lista e automjeteve, së bashku me detajet e targës dhe emrat e drejtuesve të mjeteve.
Lista duhet të jetë e shoqëruar nga Kontrata mes Shoqërisë së Transportit dhe Operatorit që kërkon këtë shërbim dhe ku detajohen të dhënat e shërbimit dhe afatet e kësaj Kontrate.
APD sqaron se tarifa prej 250 lek i paguhet APD-së nga Operatori që kërkon shërbimin nga Shoqëritë e Transportit.
Drejtoria e Përgjithshme Ekzekutive e APD ka informuar sot kështu Shoqatën e Transportit “Analtir” dhe të gjitha Shoqëritë e Transportit, kamjonët e të cilave hyjnë në territorin portual për motive pune.
Sipas Drejtorisë së Ekonomisë, Financës dhe Administrimit në APD, “Tarifat të cilat aplikohen për mjetet e transportit mbi 7.5 ton (për evadim malli deri 25 ton) që kerkojnë të hyjnë në territorin e Autoritetit Portual Durrës janë si më
poshtë: | ||||
1. | Automjete mbi 7.5 ton | …………. | 250 lekë | |
2. | Leje hyrje automjeti e përkohëshme | ………. | 200 lekë | |
Sipas Udhëzimit “Mbi regjimin e hyrje-daljeve dhe kontrollin e qarkullimit në territorin e Autoritetit Portual Durres” Neni 11, në mënyrë të përmbledhur, shprehet qartazi se si duhet të operohet për të vijuar normalisht me evadimin e mallit nga shoqëritë e transportit-vijon përgjigja e Drejtorisë së Ekonomisë, Financës dhe Administrimit në APD.
E njejta Drejtori, sqaron se njëlloj edhe kamjonët që punojnë për Shoqëritë e eksport-importit dhe që shfrytëzojnë tragetet e linjave nuk ka nevojë të paisen me Leje-hyrjeje në port. Mjafton të paraqesin në hyrjet e territorit portual Biletën e udhëtimit personale dhe të kamjonit (ose njoftimin pranë FSPD-së të prenotimeve nga Agjensitë e lundrimit).
“Duhet paraqitur një kerkesë për lejim hyrje në Port, e cila duhet ti drejtohet Forcës së Sigurisë së Autoritetit Portual Durrës, në të cilën duhet specifikuar lista e mjeteve së bashku me detajimin e targës dhe të shoferit. Kjo listë duhet të shoqërohet me kontratën mes shoqërisë së transportit dhe operatorit që kërkon këtë shërbim ku të specifikohen të dhënat e shërbimit dhe afatet e kësaj kontrate”.
Kohët e fundit disa shoqëri transporti kanë paraqitur vetëm kërkesën me listë pa Kontratat respektive me operatorët që kërkojnë këtë shërbim-shkruan APD për të gjithë të interesuarit.
Në zbatim të Udhëzimit të sipërpërmendur, Forca e Sigurise së Autoritetit Portual, nuk i lejonte të hynin brenda teritorit të Autoritetit Portual Durrës për “Mangësi Dokumentacioni”.
Hyrja mund të kryhej vetëm duke paguar tarifën për leje-hyrje automjeti prej 200 lekë të reja pa tvsh.