APD: LOCATIONS, projekti mbledh grupet e interesit në portin e Durrësit

Partnerët dhe grupet e interesit që përfitojnë nga projekti LOCATIONS –Loë Carbon Transport in Cruise Destinations Cities- ku APD është partner, zhvilluan sot në Durrës takimin e përbashkët me qëllim përmirsimin e logjistikës në lidhje me lundrimin dhe planifikimin e transportit. Ky takim ka si qëllim prezantimin e LCTP te palët e interesit, duke synuar implementimi e tij në qytetin e Durrësit.

Tashmë sipas organizatorëve është realizuar “Plani për uljen e karbonit në transport – LCTP) për qytetin e Durrësit. Hartimi i planit të zhvillimit për Durrësin, si një qytet me destinacion kroçerash do të mundësojë masat për një transport me sasi të ulët karboni dhe krijimin e lidhjeve multimodale për ta lehtësuar sa më shumë atë.

Bashkë me përfaqësuesit e APD, të Institutit të Transporteve dhe Bashkisë Durres, si partnerë të projektit, në takimin e sotëm morrën pjesë edhe përfaqësues nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.