APD: LOCATIONS, projekti mbledh partnerët në portin e Durrësit

Partnerët e projektit LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities- nisën sot në Durrës takimin e përbashkët me qëllim përmirsimin e e logjistikës në lidhje me lundrimin dhe planifikimin e transportit.

Të pranishmit që mbërritën në APD nga portet e Lisbonës, Malagës, Zadarit, Rijekës, Ravenës, Durrësit dhe Triestes i përshëndeti znj. Sonila Toska, zv. Drejtore Ekzekutive, e cila bashkë me fjalët e mirëseardhjes, vlerësoi përgatitjen e sektorit të projekteve në APD për këtë proces bashkëpunimi.

Më pas përshëndetën edhe kreu i Departamentit të Transportit në Institutin e Transportit, Bujar Kotrri si dhe shefi i Zyrës së Menaxhimit të projekteve, Fabio Tomasi.

Për dy ditë në sallën e Trajnimeve në Durrës me radhë do të vijojnë diskutimet sipas një programi të parapërgatitur.

Ky është Takimi i katërt në kuadër të projektit ku janë përfshirë shtatë qytete – port evropiane.

LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities- Porti i Durrësit është në partneritet me 6 qytete porte të Europes në Itali, Portugali, Spanjë, dhe Kroaci.