APD, mikpritëse e takimit kombëtar për reagimin ndaj ndotjes në detin Mesdhe

Autoriteti Portual Durrës mikpriti në mjediset e tij pjesmarrësit e Takimit kombëtar të institucioneve publike dhe firmave private, të cilat kanë si object pune mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja si dhe menaxhimin e faciliteteve për tërheqjen e mbetjeve nga mjetet lundruese.

“Ky takim është një vlerë e shtuar në veprimtarinë e përditshme të portit më të madh të vendit   u tha pjesmarrësve zv/drejtori i përgjithshëm i APD, z.Petrit Çerçizi   gjatë përshëndetjes së tij.

Bledar Karoli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi vlerësoi rëndësinë e Takimit, foli për hapat e hedhur vitet e fundit në përmirësimin e bazës ligjore në mbështetje të proçesit të parandalimit dhe mbrojtjes nga ndotja detare. Në Takim u sollën përvoja nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme që operojnë edhe në hapësirën portuale të Durrësit.

Znj Josephine Sturiale, pjestare e Grupit të Konsulencës së Qendrës Rajonale bashkëbisedoi me të pranishmit dhe u interesua për veprimtarinë konkrete dhe zbatimin e legjislacionit detar të kësaj fushe.

m004
m001
m005
m003
m002