APD/ Në përpunim pesë anije tregtare, në pritje shtatë të tjera/ 02 prill 2021

Pesë anije me mallra të ndryshme kanë nisur të përpunohen sot paradite në portin e Durrësit, ndërsa priten edhe shtatë anije të tjera për përpunim.

Nga Dispeçeria qendrore e APD-së, bëhet e ditur se anijet e akostuara në të tre Terminalet portualë po shkarkohen mbi 11 mijë tonë vaj ushqimor, hekur dhe skrap gjithsej, si dhe 450 konteinerë, ndërsa ka filluar të ngarkohen 4,100 tonë çimento për eksport.

Në radën portuale presin të akostohen 3 anije me skrap dhe qymyr, ndërsa priten edhe katër anije të tjera me çimento, qymyr dhe konteinerë.