APD/ Nëntë elektrovinça dhe dy mjete ngritëse, pjesë e operacioneve përpunuese sot/ 18 nëntor 2020

Gjatë operacioneve të sotme të ngarkim- shkarkimit, në Terminalin Perëndimor dhe ate Lindor, po angazhohen dy skuadra stivadore, të
cilat asistohen nga katër elektrovinça dhe dy mjete ngritëse me goma.

Ndërkaq, pesë elektrovinça janë në aktivitet në vijim të procesit të shkarkimit të dy anijeve tregtare të akostuara në kalatat lindore.

Në kalatat e Portit të Durrësit, operon një totatl prej 17 elektrovinçash dhe katë vinçash të lëvizsshëm portual me goma, lartësia e të cilëve arrin deri në 55 metra.

Numri më i madh i vinçave të instaluar është ai i kalatave të Terminalit të Mallrave Gjenerale, i njohur ndryshe edhe si Terminali Perëndimor, i cili ka në gjendje operacionale 12 të tillë, prej të cilëve 9 vinça me një kapacitet ngritës prej 5 tonë secili, 2 të tjerë me kapacitet 10 tonë dhe 1 vinç me kapacitet maksimal 45 tonë.

Në kalatat 5 dhe 6, pjesë integrale e dy terminaleve nën administrimin e Autoritetit Portual Durrës, operojnë me katër vinça të tjerë levizës, me goma, MHC dhe Terex, me një kapacitet të konsiderueshëm përpunues, i cili varion nga 63- 150 tonë.

Ndërkohë, në Terminalin Lindor proceset e përpunimit zhvillohen nëpërmjet operacionalitetit të 5 elektrovinçave portualë me kapacitet ngritës 16- 27,5 tonë.