Punonjësit e mirëmbajtjes teknike janë një ndër hallkat më të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës në Autoritetin Portual Durrës.
Garantimi i gatishmërisë dhë mirëmbajtjes së mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve të cilat janë në pronësi të APD-së, duke respektuar dhe programet e mirëmbajtjes manuale, teknike dhe përdorimin e këtyre mjeteve dhe mekanzimave. Zbatimi i të gjithë rregullave të sigurimit teknik dhe shëndetit në punë, apo të mbrojtjes kundra zjarrit janë ndër përgjegjësitë kryesore të këtij grupi operativ.
Një tjetër kontribut thelbësor, është dhe evidentimi i defekteve, organizimi dhe riparimi i tyre për t’a kthyer mjetin në gjendje pune ose në gjendjen fillestare. .
SOMT (Specialist Operativ i Mirëmbajtjes Teknike), quhet dhe sektori në të cilin specialistët operojnë në terminalet e Portit, kryerja e kontrolleve periodike e secilit vinç, lënia e detyrave për elektiçistët e vinçave për riparimin e mjeteve dhe ndërrimin e tyre.
Organizimi i punës kryhet sipas teknologjisë së dhënë nga teknologu përkatës, gjithashtu edhe për avaritë e rënda dhe me afate të zgjatura praktikohet e njëjta procedurë.
Punonjësit e mirëmbajtjes tëknike, janë gjithmonë të gatshëm dhe në dispozicion të Autoritetit Portual, si dhe punojnë për arritjen e një shërbimi sa më efikas në dobi të të gjithë përdoruesve të Portit më të madh të vendit.