APD: NJOFTIM MBI SHPALLJEN E VENDEVE VAKANTE PRANË FORCAVE TË SIGURISË PORTUALE/ 10 shtator 2020
Autoriteti Portual Durrës njofton shpalljen e dy vendeve vakante pranë Forcës së Sigurisë Portuale, në pozicionet Zv. Drejtor (Administrativ) FSPD dhe Specialist prane FSPD-së. Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur duhet të dorëzojnë deri më datë 10.10.2020 pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Pagave dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”.
1- Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore te Zv. Drejtor Administrativ, FSPD.
Zëvendësimin e Drejtorit të Divizionit të FSPD-së, në mungesë dhe me urdhër për kryerjen e detyrave të tij.
Organizimin dhe drejtimin e detyrave administrative të forcës së sigurisë të portit në nivelin e sigurisë detare për momentin e dhënë në përputhje me Kodin NSAP si dhe legjislacionin kombëtar.
Marrjen e masave që punonjësit e salles operative dhe sektorit të lejeve të FSPD-së t’i kryejnë detyrat në përputhje me proçedurat operative dhe kodet e sjelljes.
Për të vlerësuar dhe për t’i këshilluar Drejtorit të FSPD-së ndryshime dhe përmirësime administrative.
Bashkërendimin e detyrave të FSPD-së me njësi të tjera në port si p.sh. Kapiteneria, Policia, Dogana, PMNZSH, Mjedisi dhe Forca Detare sipas udhëzimeve të Drejtorit të FSPD-së.
Mbledhjen dhe vlerësimin e informacionit nga punonjësit e sigurisë rreth të gjitha incidenteve dhe dhënien e mendimeve për përmirësime në fushën e sigurisë; paraqitjen e këtyre Drejtorit të Divizionit të FSPD-së.
Marrjen e masave që të gjithë punonjësit e sallës operative dhe sektorit te lejeve të jenë të ndërgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.
Marrjen e masave që shefi i Sallës Operative dhe pergjegjësi i sektorit të lejeve të mbajnë përgjegjësi për punën dhe sjelljen e punonjësve të tyre dhe të raportojnë e çdo lloj cenimi të rregullores së brendshme të FSPD-së.
Raportimin tek Drejtori i FSPD-së të çdo shkeljeje të “Rregullores së FSPD-së” dhe propozon masa disiplinore të argumentuara me shkrim për të gjithë punonjësit që janë në varësi të tij.
Marrjen e masave që të gjitha incidentet, psh. kërcënimet me bombë, kapje armesh, kapje sendesh dhe lëndësh të tjera të rrezikshme, ose çfarëdolloj sendi i kapur që konsiderohet si kërcënim ndaj sigurisë, të raportohen siç duhet.
Marrjen e masave për të përgatitur një raport rreth punës së kryer gjatë 24 orëve, sipas formularit te miratuar për këtë qëllim Raport Ditor.
Mbikqyr administrimin e pajisjeve, sistemeve , armatimi dhe ambienteve të Forcës së Sigurisë.
Paraqitjen e rekomandimeve Drejtorit të FSPD-së për kërkesat për pajisje dhe mirëmbajtje.
Të rishikojë Formularin e raportimit të incidenteve të sigurisë në bashkëpunim me Zv/Drejtorin Operativ.
Miraton planizimin e grafikut të paraqitur nga Shefi i Sallës Operative dhe Përgjegjësi i Sektorit të Lejeve.
Bashkëpunon me OSP për zhvillimin e trajnimeve, stërvitjeve dhe ushtrimeve sipas kërkesave të Kodit NSAP si dhe planit vjetor, për të gjithë punonjësit e FSPD-së.
Propozon te Drejtori i FSPD-së, planet vjetore të trajnimeve, planin e lejeve te zakonshme për personelin në varësi.
Mban të gjitha aktet ligjore, rregulloret dhe memorandumet e mirëkuptimit që kane lidhje me veprimtaritë e sigurisë detare dhe organet që kanë të bëjnë me to.
Mban evidenca të azhumuara për të gjithë personelin në vartësi.
Zbaton urdhra dhe detyra të ndyshme të marra nga Drejtori i Divizionit në varësi të situatës, etj.
2–Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të Specialistit të FSPD-së.
Njohjen e gjithë legjislacionit përkatës kombëtar dhe ndërkombëtar, për të tre nivelet e sigurimit detar në kuadrin e detyrave dhe veprimeve të forcës së sigurisë.
Dhënia e asistencës ligjore për zbatimin e legjislacionit detar sipas nevojave të FSPD-së dhe APD-së.
Hartimin e procedurave standarde për FSPD-në në lidhje me zbatimin e legjislacionit detar kombëtar dhe ndërkombëtar të cilat lidhen me sigurinë portuale.
Hartimin e procedurave standarde për FSPD-në në lidhje me zbatimin e plan-vendosjes së miratuar nga OSP dhe ASHSP.
Propozon ndyshime në kuadër të plan vendosjes së FSPD për t’iu përshtatur kushteve dhe ndyshimeve të situatës.
Merr pjesë në sipërmarrje bashkëpunimi në një nivel teknik dhe punon brenda ekipeve për të siguruar që zgjidhjet informatike dhe dizenjot e propozuara të jenë të sakta dhe të kenë minimumin e riskut teknik.
Merr vendime brenda sferës së vet të përgjegjësisë dhe autoritetit të deleguar.
Zbaton programin ekonomik të miratuar nga Drejtoria Ekzekutive e Autoritetit Portual .
Është pjesë e zinxhirit dhe e trajtimit për furnizimet me pjesë këmbimi në kuadër te sigurisë dhe kodit ISPS.
Vlerëson çështje teknike në mënyrë që të japë dhe të zhvillojë propozime në përmirësim të procesit.
Prodhon dhe harton të plotë e të saktë dokumentacionin për procedurat e prokurimeve sipas objektit të përcaktuar në regjistrin e parashikimit të prokurimeve publike për vitin aktual, në zbatim rigoroz me ligjet dhe rregullat e prokurimit publik.
Zhvillon aftësitë për të qenë në gjendje të ofrojë shërbime më efektive duke kërkuar ndarjen e praktikës së mirë dhe njohurive me rezultat, për të përmirësuar vazhdimisht praktikat e punës.
Vlerëson zgjidhjet/opsionet teknike, dhe përgatit raporte me rekomandimet e sugjeruara për të mbështetur zgjidhjen e problemeve dhe përmirësimin e sigurisë portuale.
Zbaton urdhra dhe detyra të ndyshme të marra nga eprorët në varësi të situatës,etj.