APD përkrah punonjësit dhe përmirëson kushtet e punës/ 05 nëntor 2021

Njerëzit në APD luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e vazhdueshëm të kompanisë sonë, prandaj dhe kemi zgjedhur t’ju qëndrojmë afër në çdo rast nevoje. Veçanërisht, periudha e pandemisë që preku mbarë botën nuk shmangu as të afërm apo familjarë të punënjësve tanë. APD ka vendosur në dispozicion të punonjësve dhe familjarëve të tyre një fond solidariteti, përmes të cilit këtë vit kemi mundur të mbështesim 50 punonjës, familjet e të cilëve kanë kaluar momente të vështira.

Po ashtu, bëmë të mundur zbatimin dhe implementimin me sukses të kërkesave të Standardit Ndërkombëtar ISO 45001:2018 Menaxhimi i Shëndetit & Sigurisë në Punë.

APD ka sot 475 punonjës, ndërsa nëpërmjet veprimtarisë portuale punësohen në mënyrë direkte rreth 2500 persona.