APD, pjesmarrëse në dy projekte ndërkombëtare rajonale

  1. Projekti Adripass: ”INTEGRIMI I LIDHJEVE MULTIMODALE NE

RAJONIN ADRIATIK-JON”

Qytetet-porte Europiane dhe partnerë të tjerë të projektit, mes të cilëve edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punojnë për të zhvilluar një strategji të përbashkët në rritjen e efikasitetit të transportit multimodal dhe konkurencën e sektorit të transportit në Rajonin Adriatiko-Jonian.

Një nga arsyet kryesore që pengon rritjen dhe zhvillimin ekonomik të sektorit të transportit në rajonin e ADRION-it është mungesa e lidhjeve efikase detare dhe të brendshme, kryesisht të shkaktuara nga ekzistenca e problematikave të ndryshme në nivel kufitar.

ADRIPASS (financuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal ERDF) dhe nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA II) në kuadër të Programit ADRION Interreg – do të trajtojë një sërë problematikash që u diskutuan edhe në: Takimin që u zhvillua nga 31 janar- 1 shkurt në Trieste (Itali).

Projekti filloi në janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019.

CEI, në cilësinë e koordinatorit të projektit, do të sigurojë një zbatim të qetë dhe efikas të të gjitha aktiviteteve të projektit dhe një raportim të suksesshëm në Komisionin Evropian.

Shtatë qytete porte evropiane dhe partnerë të tjerë të projektit, ndër të cilët dhe Instituti shqiptar i Transportit po punojnë së bashku për te permiresuar kapacitetet si dhe për të planifikuar dhe zbatuar transportin e qëndrueshëm me perdorim te ulët të Karbonit ,shërbimin e lëvizshmërisë, të krijojnë një rrjet të porteve ne zonën Adriatiko-Joniane

Takimi në të cilin morrën pjesë edhe përfaqësues nga APD u zhvillua 30–31 Janar 2018 Venecia (Itali)

SUPAIR, I financuar nga Fondi Europian I Zhvillimit Rajonal, është I koordinuar nga AREA Science Park I Triestes, dhe zhvillohet në rajonin e Friuli Venezia Giulia, me Autoritetin Portual të Triestes; Qytetin e Triestes dhe Autoritetit Rajonal te Friuli Venezia Giulia. Gjithashtu dhe ky Projekt 2-vjeçar filloi në janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019.

Ka 20 organizata dhe instuticione partnere nga Italia, Kroacia, Mali I Zi, Greqia, Sllovenia dhe Shqipëria. Autoriteti Portual I Durrësit është partneri i projektit shqiptar, me mbështetjen e Institutit të Transportit si Partner I asociuar.

Në projektin SUPAIR janë përfshirë shtate Qytete Portuale: Venecia , Trieste, Pire , Selanik, Koper , Bar dhe Durrës.

Portet janë nyjet kryesore për transport multimodal dhe pikat kyce per rritjen ekonomike ne zonën Adriatiko-Joniane .

Ky projekt synon të zvogëlojë ndikimet mjedisore të trasportit detar dhe të portit permes zgjidhjeve të ndryshme mjedisore të përfshira në planet e veprimit të Portit drejt një sistemi Transporti më të gjelbër, më të sigurt dhe me efikas, duke përmirësuar aftësinë e porteve për te planifikuar dhe zbatuar plane të qëndrueshme veprimi dhe fuqizimin e mëtejshëm ne vendimmarrje te palëve kryesore politike, teknike dhe tregtare .