Me konkretizimin e investimeve të planifikuara në infrastrukururën e zonave portuale Durrës – Porto Romano, lind nevoja për të plotësuar kualifikimin e stafit të Autoritetit Portual dhe për të modernizuar ofrimin e shërbimeve sipas modelit të ri “një Autoritet, dy porte”.
Ekspertë nga Qendra e Kualifikimeve e Portit të Antverpit (APEC) po asistojnë aktualisht ekipin drejtues të APD në zhvillimin e procedurave standarte në përputhje me standartet ISO, politikat tarifore dhe konkurrueshmërinë.
Në këtë kontekst u zhvilluan disa trajnime intensive në Portin e Durrësit me fokus të posaçëm zbatimin e standarteve për sigurinë dhe shëndetin në punë, në zonat portuale, hartimin e librit të ri të tarifave dhe përsosjen e organikës së Autoritetit Portual.
Partneriteti i hershëm me Portin e Antwerp, si një prej liderve europianë dhe botërorë në fushën e logjistikës portuale, po thellohet edhe më tej në funksion të projekteve zhvillimore të Ballinës ujore të Durrësit dhe Portit të ri të integruar në Porto Romano.