APD/ Punonjësit e sektorit të Lejeve të Hyrjes, çdo ditë në shërbim të qytetarëve/ 05 nëntor 2020

Punonjësit e Sektorit të Lejeve të Hyrjes në APD, janë çdo ditë në punë nga ora 07:00 deri në 22:00 në shërbim të përdoruesve portualë, të pozicionuar në 4 zyrat kryesore të hyrjeve në territorin portual. Ata ofrojnë shërbim mesatarisht për rreth 250 qytetarë në ditë ose 7,500 të tillë në muaj, të cilët pajisen me leje hyrjeje si kalimtarë apo drejtues mjetesh.

Pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët aplikojnë për leje hyrje në portin më të madh të vendit, janë kalimtarë, të cilët shfrytëzojnë Portën nr. 3 me mbikalimin përkatës që nis nga Stacioni hekurudhor drejt Terminalit të Trageteve. Numri i tyre rritet dy herë në javë, në ditët kur në linjë lundron trageti Durrës – Ankona e kthim.

Numri i leje hyrjeve si këmbësorë në port çdo ditë, arrin në mesatarisht në 220 qytetarë në portat nr 2, 3 dhe 4. Ndërkaq, rreth 170 qytetarë të tjerë pajisen me leje individuale dhe për automjetin e tyre personal.

Pjesa më e madhe e tyre lejohet të lëvizin vetëm në hapësirën e përbashkët, ndërsa hyrja në Terminale të veçanta jepet vetëm për arsye pune.

Orientimi drejt komunikimit elektronik është zgjidhja për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të punonjësve tanë. Në këtë mënyrë, Shmangim kontaktin fizik por vijojmë veprimtarinë portuale, të sigurtë dhe të shëndetshëm