Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega Durrës) dhe Bankën Lëvizëse Kombëtare të Gjakut ka organizuar sot fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut. Veprimtaria ka nisur në ora 9.00 dhe punonjësit e parë kanë dhuruar tashmë gjak vullnetarisht nën kujdesin e stafikt mjeksor të APD, Bankës kombëtare të gjakut dhe Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dhurimi vullnetar i gjakut ka vijuar nga ora 9.00 – 16.00 në mjediset e Sektorit te Shërbimit Mjeksor – Mbrojtja e Shëndetit pranë APD.“Kush dhuron gjak, shpëton një jetë” është moto e kësaj nisme dhe e gjithë sasia e dhuruar do të shfrytëzohet në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
“Të dhuroni vullnetarisht Gjak në ndihmë të Fëmijëve Talasemikë, jeta e të cilëve do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet Transfuzioneve të Gjakut për ne nuk kushton asgjë, ndërsa për fëmijët do të thotë Jetë – shkruhet në Njoftimin paraprak për punonjësit portualë.
APD ka një përvojë të mirë në mbështetje të fushatave për dhurimin e gjakut.360 punonjës të APD aktualisht janë anëtarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Dhurimi i gjakut bëhet në kushte optimale higjenike, në prani të stafit mjeksor të kualifikuar. Në prani edhe të Stafit mjeksor të APD, fillimisht çdo dhurues i nënshtrohet matjes së tensionit arterial, temperaturës dhe nivelit të hemoglobinës për të përcaktuar gjëndjen shëndetsore para dhurimit.