Pas një kursi intensiv 6 mujor i ndërthurur me njohuritë teorike dhe ato praktike, Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA), ka finalizuar me sukses certifikimin e grupit të parë të vinçierëve portualë.
Tashmë me pajisjen e tyre me Dëshmi të Aftësisë Profesionale, vinçierët e sapo certifikuar nisin rrugëtimin e tyre profesional për ushtrimin e njohurive të marra gjatë këtyre muajve nga lektorë profesionistë të Portit të Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Qendrës së Ekselencës për Çeshtjet Detare, si e vetmja kompani shtetërore që ka të drejtë certifikimi për individë të interesuar në profilet portuale, duke patur në fokus të veçantë afrimin e të rinjve që duan të aftësohen në këto profile.
Zhvillimet e rëndësishme në infrastrukurën portuale të vendit tonë që qeveria shqiptare ka nisur të implementojë, kërkojnë burime të kulifikuara njerëzore veçanërisht në profilet e detarisë, vakum të cilin CEMA synon ta plotësojë me kualifikimin dhe trajnimin e burimeve njerëzore të nevojshme.