Punonjësit e Forcave të Sigurisë Portuale Durës (FSPD), zhvilluan këto ditë qitjet stërvitore në poligon, që synojnë rritjen e profesionalizmit dhe vetëbesimit të punonjësve të sigurisë në ruajtjen e infrastrukturës portuale dhe zbatimin rigoroz të Kodit ISPS.
Drejtori i FSPD-së, Alfred Velaj, tha se përpara qitjeve u zhvillua trajnimi teorik mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe improvizimi i situatave të ndryshme.
Kushtet e ushtrimeve të kryera në qitje ishin të një niveli taktik të lartë, me ndyshime të objektivave dhe me kohë të përcaktuar.
“Gjatë zhvillimit të qitjeve u tregua një nivel i lartë disipline, ashtu siç i takon një force elitare në mbrojtje të infrastrukturës kritike të portit më të madh të vendit“, – tha Velaj.
Në këto ushtrime u spikatën qitësit më të mirë me rezultate maksimale: Franc Targaj, Ersi Haxholli, Erjon Kerçiku dhe Blerta Simsia.