APD/ Rritja e standardeve të sigurisë portuale për punonjësit e sigurisë, vijojnë trajnimet e efektivit/ 20 mars 2023

Ka përfunduar trajnimi i efektivit të Forcës së Sigurisë Portuale të APD-së, me qëllim rritjen e standardeve dhe parametrave të sigurisë në hapësirat dhe infrastrukturën portuale, i cili wshtw pjesw e zbatim të planit vjetor stërvitor të miratuar nga Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Detare.

Këto trajnime periodike të cilat zhvillohen nën drejtimin e oficerit të sigurisë portuale z. Dritan Prifti dhe drejtuesve tw saj synojnë rritjen e profesionalizmit dhe të kapaciteteve ndërvepruese të punonjësve të sigurisë në ruajtjen e infrastrukturës portuale dhe zbatimin rigoroz të Kodit ISPS.

Ndërkaq, përpos këtyre trajnimive teorike me efektivin e Forcës së Sigurisë Portuale zhvillohen edhe stërvitjet dhe testimet praktike të cilat janë të një niveli të lartë taktik dhe disiplinor në përmbyshje të objektivave dhe standardeve të Planeve të Sigurisë të kësaj strukture kritike në aktivitetin dhe performancën e portit më të madh në vend.

Gjatë viteve të fundit në bashkëpunim edhe me Qendrën e Ekselencës për Çështje Detare janë zhvilluar një sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit për punonjësit e sigurisë të lidhura kryesisht me rritjen e paramterave të sigurisë në zonat e kufizuara, ato të cilat paraqesin rrisk të lartë, nivelet e sigurisë, kërcënimet të cilat konstatohet nga jashtë perimetrit të sigurisë dhe terrorit portual.