Sektori i projekteve pranë Autoritetit Portual Durrës, prezantoi para studentëve të Fakultetit të Studimeve Profesionale, projektin “LOCATIONS (Low Carbon Transport in Cruise Destination Cities), në bashkëpunim me Institutin e Transporteve Tiranë dhe Bashkinë Durrës.
Lundrimi me kroçera në Portin e Durrësit pritet të ketë një rritje të madhe në vitet e ardhshme duke i bërë destinacionet e afërta turistike më të frekuentuara. Kjo do të sjellë një impakt pozitiv përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe turistik, por i ballafaqon qytetet si Durrësi edhe me nevojën për ruajtur burimet e tyre natyrore dhe kulturore.
Të gjitha palët e përfshira në projekt theksuan nevojën e një rrjeti të fortë lokal të aktorëve institucionalë, ku bën pjesë edhe Universiteti, për të bashkuar forcat dhe trajtuar çështjen në një mënyre të koordinuar.
“Promovimi i lëvizshmërisë me nivel të ulët karboni në destinacionet e lundrimit me krocera”, është një projekt 36-mujor që trajton çështjen e eksternaliteteve negative të prodhuara nga udhëtarët e kroçerave, veçanërisht emetimet e karbonit.
Zgjidhja e propozuar nga projekti, Zhvillimi i Planeve të Transportit me Karbon të Ulët (LCTPs), i’u prezantua pjesëmarrësve në takim dhe u parashtruan prej tyre propozime të reja rritja e efikasitetit energjitik të transportit, përmirësimi i cilësisë së jetës në qytete në drejtim të zvogëlimit të ndotjes së mjedisit dhe ndotjes akustike.