Autoritetit Portual Durrës shpall një pozicion vakant pranë Divizionit Operacional
Kriteret dhe dokumentacionin i kërkuar
APD shpall një pozicion vakant pranë Divizionit Operacional, konkretisht si operator vinçash pranë Sektorit tëAdministrimit të Terminalit Perëndimor General Cargo.
Aplikimet për këtë pozicion nisnin nga dita e sotme, deri mëdatë 09.03.2021
Dokumentacionin i kërkuar:
1. Librezë Pune.
2. Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
3. Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
4. Fotokopje Leje Drejtimi
5. Fotokopje e Kartës së Identitetit
6. Çertifikatë familjare.
7. Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
8. Vërtetim Banimi.
9. Curriculum Vitae
10. Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
11. 3 copë fotografi
12. Vërtetim Prokurorie
13. Vërtetim Përmbarimi
14. Vërtetim Gjykate
15. Dëshmi penaliteti
Arsimimi dhe eksperienca
Të ketë përfunduar arsimin e mësëm- (Dëftesë Pjekurie)
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
✓ Merr pjesë në planin e dispeçerit të turnit.
✓ Shoqëron EL/Vinçierin dhe bashkë me të angazhohet në punën përgatitore .
✓ Zhbllokojnë EL/Vinçin nga Ganxhet dhe takot bllokuese.
✓ Asiston në montimin dhe çmontimin e Grifave ose Parangot e EL/Vinçit
✓ Ndimon EL/Vinçierin në pozicionimin e EL/Vinçit në Kalatë dhe të përshtashëm me hambarin e anijes.
✓ Të qendrojë në gatishmëri për çdo problem që mund tëlindi gjatë procesit të ngarkim-shkarkimit të anijes.
✓ Të asistojë në marrjen e materialeve nga magazina si dhe ndihmojnë gjatë riparimit të EL/Vinçit.
✓ Bashkë me EL/Vinxhierin të bëjnë frenimin dhe bllokimin e EL/Vinçit.
✓ Të zbatojë rregulloren e Sigurimit Teknik.
✓ Të ketë përfunduar arsimin e mësëm- (Dëftesë Pjekurie)