APD shpall një vend vakant pune/ 12 mars 2021

Në vijim të zbatimit të procedurës “ Rolet Organizative, Përgjegjësite dhe Autoritetet”, miratuar me Urdhërin e Brendshëm Nr. 3514/2, datë 22.12.2020, i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021, APD shpall një vend vakant pune si: Operator Vinçash, pranë Sektorit të Administrimit të Terminalit Perëndimor (General Cargo), të Divizionit Operacional:

Dokumentacioni i cili duhet të dorëzohet nga aplikantët brenda datës 19.03.2021:

1.      Librezë Pune.

2.      Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

3.      Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

4.      Fotokopje Leje Drejtimi

5.      Fotokopje e Kartës së Identitetit

6.      Certifikatë Familjare. 

7.      Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë).

8.      Vërtetim Banimi.       

9.      Curriculum Vitae

10.  Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

11.  3 Foto 

12.  Vërtetim  Prokurorie

13.  Vërtetim Përmbarimi

14.  Vërtetim Gjykate

15.  Dëshmi penaliteti

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

– Merr pjese ne marrjen e planit nga dispeceri i turnit.

– Shoqeron EL/Vinxhierin dhe bashke me te fillon punen pergatitore .

– Zhbllokojne EL/Vinxhin nga Ganxhet dhe takot bllokuese.

– Asistojne ne montimin dhe zmontimin e Grifave ose Parangot e EL/Vinxhit

– Ndimon EL/Vinxhierin ne pozicionimin e EL/Vinxhit ne Kalate dhe te pershtashem me hambarin e anijes

– Gjate procesit te punes qendron ne gadishmeri per cdo problem qe mund te lindi gjate procesit te ngarkim shkarkimit te anijes.

– Kur EL/Vinxhi eshte ne sherbim teknik asistojne ne marrjen e materialeve nga magazine si dhe ndihmojne gjate riparimit te EL/Vinxhit.

– Me mbarimin e turnit bashke me EL/Vinxhierin bejne frenimin dhe bllokimin e EL/Vinxhit.

– Gjate procesit te punes Ndihmes vinxhieret ngarkohen me pergjegjesi per zbatimin e rregullores se Sigurimit Teknik .

Arsimimi dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm- dëftesë pjekurie.
  • Njohuri ne veprimtarine portuale dhe aktiviteteve operacionale

Aftësi dhe kompetenca kryesore

– Aftësi komunikuese.

– Aftësi bashkëpunuese në grup