APD shpall vendin vakant për pozicionin drejtues/ 10 mars 2021

Autoriteti Portual Durrës shpall vakant pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Kontratave, pranë Divizionit Juridik. Afati i aplikimeve nis nga dita e sotme, 10.03.2021 deri më datë 16.03.2021

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara dhe të marra përsipër.
  • Drejton, administron dhe mbikqyr punën e kryer nga përgjegjësit dhe specialistët e dy sektorëve në varësi, Sektori i Kontratave Koncensionare dhe Sektorin e Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave.
  • Jep përgjigje ligjore për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda zyrës si dhe përpunon propozime lidhur me trajtimin e çeshtjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon zyra.
  • Është përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e materialeve të përgatitura.
  • Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake profesionale, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, por edhe në njohjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.
  • Merr pjesë në grupet që ngrihen për të verifikuar në terren pasuritë.
  • Dhënien e mendimit përsa i përket kontratave, sa herë që kjo i kërkohet por pa u kufizuar.
  • Bashkëpunon me sektorët e tjerë të Drejtorisë , por pa u kufizuar, në lidhje me adresimin e duhur për zgjidhjen e problematikave që rrjedhin gjatë administrimit të punës së dy sektorëve në varësi.
  • Verifikon  problemet e pronësisë të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave dhe ofron  asistencë për të zgjidhur problemet e dala.
  • Verifikon  problemet me shoqëritë koncesionare të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave Koncensionare dhe ofron  asistencë për të zgjidhur problemet e dala.
  • Rishikon praktikat e ndryshme juridike, ligjore në lidhje me ndryshimet e mundshme të pasurive të paluajtëshme si leje prishje, leje ndërtimi, etj.  
  • Siguron që të gjithë marrëveshjet dhe/ose kontratat e lidhura nga APD të jenë në përputhje dhe në zbatim të legjislacionit shqiptar të zbatueshëm.
  • Ka të drejtë të ndjekë trajnime profesionale në të gjitha fushat me objektivin për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe kompetencat.
  • Merr pjesë dhe organizon grupe pune me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për hartimin dhe rishikimin e kontratave, rregulloreve etj.
  • Vepron me një sjellje etike dhe profesionale duke përmbushur standardet e kërkuara dhe siguron që ligjet, rregulloret dhe kodet shqiptare respektohen gjithmonë.
  • Në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë merr ka përgjegjësi të kontrollojë nëse punonjësit në varësi zbatojnë rregullat e etikes në kontaktet zyrtare me eproret dhe koleget e tyre, si dhe propozon ose merr masat e duhura disiplinore për shkeljet e tyre.

Arsimimi dhe eksperienca

  • Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin Juridik ose Shkenca Ekonomike/Management.
  • Diplomë të Nivelit të dytë, “Master Shkencor/Profesional” apo të barazvlefshme me të sipas parashikimit në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë.
  • Trajnime profesionale apo pjesëmarrje në konferenca kombëtare apo ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Të ketë një eksperiencë pune 5 vjet në profesion.
  • Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj.
  • Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, attribute personale, mjeshtëri dhe/ ose përvojë që do të jepte një performance efikase më të lartë të punës.

Aftësi dhe kompetenca kryesore

  • Të ketë njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor, nënligjor në fushën e hapësirës detare dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim.
  • Aftësi në komunikim me eproret, kolegët dhe vartësit.
  • Aftësi të organizimit dhe të drejtimit të punës në grup, aftësi gjykimi dhe hartimi të dokumentave të ndryshëm.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës,  16.03.2021:

  1. Librezë Pune.
  2. Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
  3. Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
  4. Fotokopje Leje Drejtimi
  5. Fotokopje e Kartës së Identitetit
  6. Certifikatë Familjare. 
  7. Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë) 
  8. Vërtetim Banimi.       
  9. Curriculum Vitae
  10. Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
  11. 3 Foto 
  12. Vërtetim  Prokurorie
  13. Vërtetim Përmbarimi
  14. Vërtetim Gjykate
  15. Dëshmi penaliteti