Vijojmë trajnimet e stafit të APD-së për menaxhimin portual në tërësi, atë të operacioneve në mënyrë të sigurt në Terminalet Portuale dhe Zhvillimin e Qendrueshëm, Zhvillimit Portual, në përputhje me Kërkesat e Standardeve ISO.
Kjo javë u fokusua në trajnime në kuadër të Certifikimit dhe Standardizimit të menaxhimit të cilësisë, të mjedisit, të sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe efiçencës së energjisë, ku u prezantuan rezultate lidhur me Sigurinë në Punë, diskutime dhe rekomandime mbi këto cështje të mprehta që lidhen me operacionet portuale.
Pjesë e tyre ishin dhe përafqësues të PMNZSH dhe Departamentit Zjarrfikës të Portit Antëerpit, të cilët ndanë eksperiencën e tyre mbi praktikat më të mira që përdoren në luftën kundër zjarrit në një anije.
Autoriteti Portual Durrës nëpërmjet Njësisë së Standardeve dhe Cilësisë ka prioritet përshtatjen dhe zhvillimin e Sistemeve të Menaxhimit sipas Standardeve ISO, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, cilësisë së mjedisit, sigurisë në punë dhe efiçencës së energjisë, që synojnë përmbushjen e normave ndërkombëtare.