APD: Takim në sallën e Këshillit Bashkiak për Projekti LOCATIONS: “Low Carbon Transport in Cruise Destination Cities”.

Përfaqësuesit e Autoritetit Portual kanë organizuar në Sallën e Këshillit Bashkiak të Durrësit takimin e radhës në kuadër të Projektit LOCATIONS: ”Loë Carbon Transport in Cruise Destination Cities”.

Porti i Durrësit dhe Instituti i Transportit në Shqipëri janë partnerët shqiptarë dhe së bashku me gjashtë qytete port të Evropës, si dhe me partnerë të tjerë, kanë bashkuar forcat për të përmirësuar logjistikën në lidhje me lundrimin dhe planifikimin e transportit.

Turizmi me Kroçera është një sektor i ri në Shqipëri. Portet më të zhvilluara për kroçerat ose anijet turistike janë Durrësi, Vlora dhe Saranda.

Sipas të dhënave nga Sektori i Projekteve në APD, Porti i Durrësit përfaqëson portën kryesore për hyrje-daljen nga Shqipëria, dhe ngarkesa e trafikut të tij krijohet kryesisht nga vendet Mesdhetare. Projekti Locations po punon për krijimin e një metodologjie të dedikuar zhvillimi dhe testimi për t’iu përgjigjur nevojave individuale të identifikuara në qytet-portet e përfshira.

Synohet të përcaktohen paketa masash që do të kontribuojnë në vizibilitetin e trafikut në zonat urbane dhe reduktimin e ndotjes në mjedis, paketa të projektuara për tu transferuar lehtë në qytetet porte të tjera të zonës së Mesdheut-nënvizon Sektori i Projekteve.

Fushata specifike sensibilizuese janë parashikuar, për të inkurajuar përfshirjen e udhëtarëve dhe qytetarëve për të marrë përgjegjësi dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në qytete. Gjatë Takimit u shfaqën dokumentarë dhe materiale të përgatitura nga Sektori i Projekteve në APD.

Projekti LOCATIONS, financuar përmes Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal, është koordinuar nga AREA Science Park of Trieste dhe zhvilluar në Rajonin e Friuli-t në Venezia në bashkëpunim me Autoritetin Portual Trieste si dhe me mbështetjen e qytetit të Triestes dhe Autoritetit Rajonal Giulia Friuli Venezia. Partneriteti numëron mbi 20 organizata dhe institucione nga Italia, Kroacia, Spanja, Portugalia, dhe Shqipëria. Instituti i Transportit dhe Autoriteti Portual Durrës janë dy partnerët shqiptarë të projektit dhe me mbështetjen e Bashkisë Durrës, si partner mbështetës i projektit.

Shtatë qytete port evropiane janë të përfshira: Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna, Durrësi dhe Trieste.