APD/ Zhvillohet takimi i parë ndër-rajonal i Adriatikut mbi planin e përbashkët ndaj ndotjeve detare/ 11 nëntor 2022

Në kuadër të iniciativës së ndërmarrë nga vendet e brigjeve të Adriatikut mbi hartimin e një plani të përbashkët ndër-rajonal i cili ka për qëllim reagimin ndaj ndotjeve detare, u mbajt nëambjentet e Autoritetit Portual Durrës një takimi dy ditor iorganizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëbashkëpunim me REMPEC.

Në këtë takim të parë të autoriteteve kompetente për operacionet reaguese ndaj ndotjeve detare morrën pjesë përfaqësues në nivel të lartë drejtues dhe teknik të organizatave rajonale dhe kombëtare si UNEP-MAP, QNOD, Roja Bregdetare Shqëiptare si dhe përfaqësues të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë. Në fokus tëdiskutimeve ishte planifikimin shumëpalësh për qasjen konceptuale dhe atë proaktive ndaj emergjencave detare tëshkaktuara nga rrjedhjet e naftës ose të lëndëve të rrezikshme dhe helmuese si dhe implementimi i praktikave më të mira në këtë drejtim duke nënvizuar koordinimin e përbashkët të veprimeve për marrjen e masave sa më shpejt dhe me efektivitet për kufizimin dhe pastrimin e ndotjeve në rastet e këtyrë incidenteve detare.

Përfaqësues nga gjashtë shtete të bregdetit të Adriatikut paraqitën sistemet kombëtare respektive për gatishmërinë dhe reagimin ndaj ndotjes aksidentale detare nga derdhja e naftësndërkohë që nga organizatorët e takimit u prezantua përshqyrtim dhe miratim draft -projekti i parë i planit ndër-rajonal të kontigjencës për ndotjen detare si dhe programin e zhvillimit të mbrojtjes detare të rajonit të Adriatikut.

Vend të veçantë në këtë takim zunë edhe dispozitat të cilat adresonin fushëveprimin dhe mbulimin e këtyre planeve kombëtare të kontigjencës për mbrojtjen nga ndotja e shkaktuar si pasojë e rrjedhjeve të naftës apo lëndëve të tjera të dëmshme dhe të rrezikshme në mjedisin detar,rishikimi i sistemeve kombëtare të gatishmërisë dhe reagimit dhe statusi i planeve të emergjencave.

Në përmbyllje të këtij takimi palët u angazhuan përbashkërendimin e strategjive dhe politikave kombëtare për trajtimin e incidenteve me pasojë ndotjen detare si dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të mbrojtjes së ujërave detare në rajonin e Adriatikut.