Në kuadër të programeve të rritjes profesionale të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, personeli i Autoriteti Portual Durrës vijon me trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Një tjetër grup punonjësish të APD-së, po ndjek aktualisht trajnimet mbi “ Health, Safety and Security (Shëndeti, siguria në punë dhe siguria fizike ) në Antwerp, Belgjikë.
Kursi ka nisur me datë 18.11.2021 dhe do të vijojë deri me datë 26 nëntor.
Ndër temat që po trajtohen lidhen ngushtë me detyrat funksionale të pjesëmarrësve, nëpërmjet të cilave synohet: përmirësimi dhe promovimi i rritjes së sigurisë fizike dhe shëndeti në punë, të cilat kanë në fokus zhvillimin e qëndrueshëm të bazuar në konventat ndërkombëtare detare si dhe standardet ndërkombëtare ISO.