APEC ka një histori prej mbi 40 vitesh trajnimi të profesionistëve të portit dhe Porti i Durrësit vijon të ketë bashkëpunimit të suksesshëm në rritjen dhe kualifikimin profesional të personelit, si një ndër objektivat kryesore të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare.
Këtë vit, APEC prezantoi formën e kursit të kombinuar që ndërthur fleksibilitetin e të mësuarit online dhe fitimin e përvojave praktike përmes vizitave në terren në portin Antwerp, Belgjikë.
Kursi ishte i ndarë në 5 module.
Në 4 javët e para, u prezantuan aspektet e ndryshme të “Shëndetit, Sigurisë në punë dhe Sigurisë fizike” në porte, duke u ndalur tek legjislacioni nderkombëtar dhe kombëtar, logjistika e mallrave të rrezikshme, siguria e portit dhe emergjencat, siguria kibernetike në porte dhe ISO 45001 për shëndetin dhe sigurinë në punë.
Pas leksioneve online, nga datat 22-26 Nëntor 2021, grupi i punonjësve te APD-së vizituan Portin e Antwerp-it, Belgjik, ku përgjatë ditëve të qëndrimitt, patën mundësinë të vizitonin Stacionin e zjarrfikseve në port, terminalin Zuidnatie, Portin e Brugges, terminalin DP World, kapitenerinë e portit etj.