Në kuadër të programeve të aftësimit profesional të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, ka nisur këtë javë kursi i parë për vinçierë portualë.
Kjo iniciativë, është në përputhje me strategjinë e MIE për zhvillimin Sektorial të Transportit detar dhe infrastrukturës portuale, dhe ku nevoja për kualifikimin e fuqisë punëtore është prioritet.
Finalizimi i kësaj faze të parë, në këtë profil, vjen pas një pune voluminoze të përgatitjes së kurrikulës për të ndërthurur njohuritë teorike dhe praktike.
Në përfundim, kursantët do të pajisen me dëshmi aftësie për ushtrimin e këtij profesioni.