CEMA/ Prezantohet projekti i parë kërkimor për minimizimin e ndotjes mjedisore nga operatorëet portual në Kompleksin portual Durrës-Porto Romano/ 11 tetor 2023

Minimizimi i emëtimit të dioksidit të karbonit në strukturën aktuale portuale dhe atë të Porto Romanos me qëllim rritjen  e standardeve mjedisore në strukturën e re të portit, mbetet prioritet i Autoritetit Portual Durrës, si ombrella nën të cilën do të operojë Komplesi Portual Durrës-Porto Romano. 

Në këtë kontekst, APD ka iniciuar projektin e parë kërkimor, të koordinuar me ekspertizën e thelluar akademike tëUniversitetit “Aleksandër Mosiu” dhe bashkëfinancimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencore dhe Inovacionit (AKKSHI). 

Lancimi i projektit mbi “Emetimin e CO2 nga operatorët portualë dhe impaktin e tij në kompleksin portual Durrës- Porto Romano”, u zhvillua këtë të mërkurë në në ambientet e Laboratorit të Inovacionit(UAMD), me praninë e partnerëve të projektit, studentëve dhe grupeve të interesit. 

Ky projekt i cili pritet të zgjasë përreth dy vite, do të ketë për qëllim jo vetëm monitorimin, analizimin dhe identifikimin e pikave të nxehta të emetimit në nivele të larta të CO2 nëhapësirat e komplesit portual Durrës-Porto Romano, të cilat më tej do të konkludojnë në hartimin e një plani mitigues dhe adaptues masash për parandalimin dhe reduktimin e impaktit që ky gaz ka në mjedis dhe komunitet, por gjithashtu këto gjetje do të kontribuojnë edhe në databazën ndërkombëtare tëkërkimeve mbi emetimin e CO2 në ajër. 

Në fjalën e tij, kreu i APD, z.Pirro Vengu vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm disavjeçar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, nëpërmjet Qendrës sëEkselencës për Çështje Detare (CEMA), duke theksuar se njënga objektivat e saj kryesore është të bëjë bashkë gjithëekspertizën kombëtare në fushën e detarisë. Paralelisht me pjesën kërkimore të këtij projekti z.Vengu tha se kontribut tërëndësishëm do të kishte edhe përafrimi i legjislacionit kombëtar detar me direktivat dhe strategjitë rregullatore ndërkombëtare në fuqi jo vetëm në raport me emetimin e CO2 dhe gazeve serë por edhe me logjistikën, infrastrukturën, aktivitetet e hinterlandit të cilat përbëjnë aktualisht pikat e nxehta të hallkave ndotëse gjatë aktivitetit portual. Në mbyllje të takimit kreu Vengu theksoi suportin dhe angazhimin e vazhdueshme për iniciativa të ngjashme ndërmjet UAMD dhe CEMA si dhe vendosmërinë për të çuar përpara projektet dhe iniciativat aktuale në mbështetje të qendrueshmërisë dhe politikave të gjelbra në  sektorin detar. 

Autoritetu Portual Durrës  është certifikuar me ISO 14001 2015 për “Sistemin tonë të Menaxhimit të Mjedisit”, por synimi është përfshirjen e performancës mjedisore në politikattarifore duke stimuluar zgjidhje të gjelbërta për operatorët e portit dhe linjat e transportit. Për më tepër, Porti i ri në Masterplanin 2030 vendos një theks të fortë mbi politikat e gjelbërta dhe të qëndrueshme në vendndodhjen e re të Portit të Durrësit, në Porto Romano.

Objektivat kryesore të projektit : 

• Identifikimi i aktiviteteve kryesore që shkaktojnë emetimet në terminalet e kompleksit portual Durrës-Porto Romano, 

• Identifikimi i mjeteve detare dhe tokësore si burim kryesor i emetimeve të gazit CO2, 

• Krijimi i një harte të pikave të nxehta me ndotjen në vlerat më të larta, 

• Publikimi i gjetjeve në revista shkencore me indeks të lartë, etj.