CEMA shpall Programin e Specializimit dhe Praktikave Profesionale në fushën e administrimit portual / 12 Shkurt 2022

Afrimi i të rinjve me tregun e punës nëpërmjet praktikave profesionale dhe specializimeve në fushën e detarisë, është qëllimi i planit tëveprimit të përbashkët mes Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Bashkisë së Durrës, Autoritetit Portual Durrës dhe AgjencisëKombëtare të Punësimit. Nëpërmjet Qendrës së Ekselencës për  Çështjet Detare, Porti i Durrësit shpalli  Programin e  Specializimit dhe Praktikave Profesionale në fushën e administrimit portual, ku nëkëtë fazë të parë do të jenë  10 të rinj që do të përfitojnë eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën portuale. 

Kreu i APD-së, Pirro Vengu, pohoi se Sektori i detarisë është nëzhvillim dhe rotacion të përhershëm ndaj është shumë e  rendesishme  rekrutimi i të rinjve. 

Ambicja jone është të shtrijmë këtë qasje tek të gjithë institucionet qëushtrojnë aktivitet në det (Doganat, Kapiteneria, Regjistri Detar) dhe do përpiqemi po ashtu të rikthejmë doktoraturën në profilet e detarisënë Universitetin “Aleksandër Mosiu” DurrësËshtë një mënyrëefikase që të ofrojmë për të rinjtë një dritare ku të punësohen duke ofruar një program të Trajnimeve dhe Praktikës Profesionale me pune të mirëfilltë konkrete me kontratë të rregullt. Në këtë fazë të parë janë 10 pozicione për specializantët, që është formalizuar nëpërmjet marrëveshjes sonë më Agjencinë Kombëtarë të Punësimit dhe Aftësimit, që do të finalizohet edhe me hapjen, brenda marsit, të portalit të  punësimit në sektorin detar në Durrës”,  pohoi Vengu gjatëfjalës së tij. 

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, bëri të ditur se Bashkia do të shpërndaje  2000 kartat e para për studentët e UAMD-së,  të cilat nuk janë vetëm një mjet për të përfituar shërbime me çmime të reduktuara, por në lëmin e shërbimeve të saj studentët krijojnë ura komunikimi si për praktika profesionale ashtu edhe punësim.

Porti i Durrësit ka qënë dhe mbetet pika kyçe ekonomike jo vetëm e qytetit por me impakt në gjithë vendin, ndaj dhe orientimi i të rinjëve drejt profileve të detarisë ëshët një hap shumë i rëndësishëm, në dobi të të punësimit të  rinjve të  qytetit tonë në këto profile. Edhe Bashkia përkrah zhvillimin profesiona të të rinjve dhe hapi ynë i radhëështëshpërndarja e 2000 kartave të para për studentët e UAMD-së, që do u krijojë lehtësira në shërbimet publike dhe në aktivizimin e tyre studentor. Aplikimi i tyre në vijimësi do të shumfishohet, do ta shtrijmë dhe më gjerë  ku do te shikohet një mundësi perkrahjeje jo vetëm për studentet e ekselencës por edhe për të rinjtë me vështirësi ekonomike-sociale.  Kam besim tek të rinjtë dhe vizioni i tyre për zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë, u shpreh Sako. 

Rektorja e Universitetit “Aleksandër Mosiu” Durrës, Kseanela Sotirofski, pohoi se nevoja e lidhjes së studentëve të sapodiplomuar me tregun e punës është një formë efikase për ti integruar ata me tregun tonë të punës, duke i orientuar drejt profileve që garantojnë punës të menjëhershëm pas studimeve.