CEMA/ “Shpallja e Programit të Specializimit dhe Aftësimit Profesional”

Autoriteti Portual Durrës dhe Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, shpallin thirrjen për “Programin e Specializimit dhe Aftësimit Profesional, me pagesë”, program i cili do të mbështetet financiarisht në kuadër të aktiviteteve që zhvillon Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare. 

Ky program ofron 10 kontrata pune, për një periudhë 6 mujore deri në 1 vjeçare, duke u dhënë mundësinë profesionistëve të rinj që  përfshihen  një eksperiencë pune  mirë paguar dhe  ndërveprim me profesionistë karriere  administratën portuale, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese  ndikon  zhvillimin e aftësive tyre profesionale e  shprehive  tyre  praktikë.

Gjatë specializimit, personat e përzgjedhur do të vendosen në sektorë/njësi organizative të caktuara të APD dhe do të punojnë nën udhëzimet e mbikëqyrësve të sektorëve/njësive përkatëse.

Profilet e kërkuara për plotësimin e 10 vendeve vakante janë:

• Inxhinieri Mekanike/Ndërtimi

• Finance dhe Biznes

• Navigacion – Menaxhim Detar/ Inxhinieri Navale

• Teknologji informacioni/Cyber-security

Aplikantët që do të paraqesin kërkesën për të qenë pjesë e këtij programi duhet të plotësojnë minimalisht këto dy kushte:

a) të kenë përfunduar arsimin e lartë (niveli bachelorme rezultate të mira, brenda apo jashtë vendit(Masteri i përfunduar ose në proces konsiderohet njëavantazh);

b) të jenë të moshës deri 30 vjeç.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet nga një Komision Përzgjedhje, me përparësi, si më poshtë vijon:

a) sipas rezultateve akademike,

b) sipas fushave të studimit me interes, referuar objektivave të APD dhe CEMA,

c) sipas CV dhe formimit të përgjithshëm të aplikuesit.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët:

• Formular Aplikimi (gjendet online në faqen ëeb të APD)

• CV dhe fotokopje të kartës së identitetit

• Diplome dhe listë notash e noterizuar

Në fund të specializimit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë mbi ndjekjen e programit nga Qendra e Ekselencës për Ҫeshtjet Detare. Sipas praktikës së konsoliduar  tashmë pranë APD, pjesëmarrësit e dalluar do të konsiderohen për mundësi punësimi afat-gjatë pranë APD/CEMA.

Aplikimi nga praktikantët do të bëhët në rugë elektronike duke ndjekur udhezimet në faqen ëeb të Autoritetit Portual Durrës, dritarja Praktikat Mësimore/Profesionale.

Afati përfundimtar i pranimit të aplikimeve është data 03.06.2024

https://durresport.al/praktikat-mesimore