CEMA/ Vijojnë trajnimet kualifikuese për personelin e APD-së/ 24 shtator 2021

Qendra e Ekselencës për Çështjet detare (CEMA), në kuadër të rritjes së kualifikimit të personelit, ka nisur kursin e trajnimit për gjuhën angleze të profilizuar në terminologji dhe industri detare.

Rreth 30 punonjës të APD-së, janë pjesë e grupit të parë kualifikues në këtë fushë, që do të pasohet nga të tjera trajnime dhe specializime me orientime në fushën e detarisë.

Grupi i parë i këtij kursi do të zgjasë për 6 muaj dhe do të përmbyllet me certifikimin e punonjësve për nivele të ndryshme përvetësimit të gjuhës së huaj.