Ndërthurja e njohurive teorike me ato praktike është modeli që CEMA po implementon me kursantët e grupit që po kualifikohen për vinçierë portualë pranë Autoritetit Portual Durrës.
Njohuritë praktike janë kryesisht të fokusura në familjarizimin e kursantëve me elektrovinçat dhe vinçat mobile, si gjatë kohës që janë në proces pune po ashtu edhe kur vinçi është pa aktivitet përpunues, në mënyrë që njohuritë e përfituara të jenë sa më gjithëpërfshirëse.