Çfarë përfiton Porti i Durrësit nga Projekti SUPAIR? 08.06.2020

Përmirësimi i kapaciteteve për të planifikuar dhe zbatuar planet e nevojshme për një transport të qëndrueshëm me emetim të ulët karboni si dhe zvogëlimi i ndikimit në mjedis të transportit detar dhe të komunitetit portual ne teresi përmes zgjidhjeve të ndryshme të përfshira në planet e veprimit jane në fokus të projektit SUPAIR ku dhe Porti i Durrësit është partner mes 7 qytetet-porteve në zonën Adriatiko-Joniane. Përgjegjesia e Sektorit të Koordinimit të Projekteve në APD, Serena Kovaçi.

Autoriteti Portual Durrës në veçanti është i angazhuar në planin e tij të veprimit, i cili fokusohet në Rivitalizimin e Hapësirave të Gjelbra, krijimin e zgjidhjeve miqësore me mjedisin dhe konsumi I energjise nepermjet perdorimit te burimeve te rinovueshme.

Portet e përfshirë në projektin SUPAIR, i cili do të vijojë deri në fund te qershorit të këtij viti janë: Autoriteti Portual i Rrjetit të Adriatikut Lindor (IT); Autoriteti Portual i Detit Adriatik Verior (IT); Autoriteti Portual i Pireut (GR); Autoriteti Portual Selanik (GR); Porti i Koperit (SLL); Autoriteti Portual Durrës (AL); Porti i Bar – Tivar (MiZ). Parku Shkencor AREA (IT) eshte partneri lider.

Ndiqni intervistën e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=lCflFk5umZk&feature=youtu.be