Çfarë simbolizon“Dita e Detarëve”?

Çdo 25 Qershor në të gjithë globin festohet “Dita e Detarëve” si një formë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj miliona punonjësve të sektorit detar në të gjithë botën për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm në mbarëvajtjen e tregtisë  ndërkombëtare detare, ekonomisë globale dhe shoqërisë në tërësi.

“Dita e Detarëve”
“Dita e Detarëve” është një festë zyrtare ndërkombëtare e njohur nga Kombet e Bashkuara dhe e organizuar çdo vit nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO). Kjo ditë celebrohet në nderim të rolit unik dhe gjithëpërfshirës të detarit, shpesh tëanashkaluar nga shoqëria si dhe në vlerësim të kontributit të paçmuar në mirëqënien tonë dhe të mbarë botës- shpesh duke rrezikuar dhe duke u përballur me kosto të mëdha personale përveten dhe familjet e tyre.

Historik i shkurtër

Në Qershor 2010, gjatë rishikimeve të konsiderueshme dhe amendimeve të cilave ju nënshtrua Konventa mbi Standardet e Trajnimit, Certifikimit dhe Mbikqyrjes për Detarët (STCW) dhe Kodi suplementar i saj në Konferencën Diplomatike të zhvilluar në Manila, ndër të tjera u dakordësua që sakrifica e jashtëzakonshme dhe kontributi i pazëvendësueshëm i detarëve në mirëfunksionimin e tregtisë dhe ekonomisë globale duhet tëshënohet dhe celebrohet në mënyrë gjithëpërfshirëse në mbarë botën çdo vit me një “Ditë të Detarit”.
Dita e zgjedhur ishte 25 qershori, e cila përkon edhe me ditën e zyrtarizimit të amendamenteve të miratuara.

Fushata e IMO
“Dita e Detarëve”  u festua për herë të parë në vitin 2010 ndërkohë që prej disa vitesh kjo ditë ka marrë trajtën e një fushate online të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) duke përdorur rrjetet e mediave sociale si: Facebook, Twitter, Linkedin dhe Youtube për të sensibilizuar mbështetesit   dhe të gjithë shoqerinë botërore që në këtë ditë t’iushprehin mirënjohjen dhe t’iu thonë “Faleminderit Detarëve”

Fushata e organizuar çdo vit nga Organizata NdërkombëtareDetare (IMO) ka qëllime sa informuese aq edhe inspiruese. Dita e Detarit është konceptuar si një mundësi për të informuar publikun dhe botën në tërësi për sfidat dhe sakrificat me të cilat përballet detari i kohës moderne, por më e rëndësishmja është mundësia që na jepet të gjithëve që në një ditë të vitit të shprehim respektin dhe falenderimet tona ndaj të gjithë punonjësve në fushën e detarisë për këto sakrifica,


Informacioni i plotë:

http://www.imo.org/en/About/Events/dayoftheseafarer/Pages/Day-of-the-Seafarer-2020.aspx?fbclid=IwAR1cUEzc5iif8lEgvLMAY11ZfzeXbiTksjCZE8BKzvqwwD56xDiGERkadCk