DITA BOTËRORE E DETARISË- MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN E DETARËVE TANË/ 28 shtator 2023

28 Shtatori është Dita Botërore e Detarisë, e njohur ndërkombëtarisht si Ëorld Maritime Day.   

Promovimi ndaj çështjeve me të me të cilat përballet  transporti detar botëror, mbeten sfidat të cilat Oraganizata Ndërkombëtare e Detarisë i sjell në fokus vit pas viti, këtë herë tematika është e fokusuar te mbrojtja e mjedisit detar nga anijet.   

Autoriteti Portual Durrës, i bashkohet kësaj iniciative, duke patur në vëmendje të veçantë mbrotjen e mjedisit detar, në vazhdën dhe të zhvillimeve të rëndësishme portuale që po implementohen në vendin tonë.   

”50 vite MARPOL – Angazhimi ynë vazhdon.” 

Kombet e Bashkuara (KB), nëpërmjet Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), shpallën “Ditën Botërore Detare” për të celebruar kontributin e industrisë ndërkombëtare detare në ekonominë botërore dhe transportit detar në veçanti. Data e përcaktuar në nder të kësaj dite ndryshon nga viti dhe vendi respektiv në të cilin mbahet eventi i përvitshëm, por është pikërisht një nga ditët e javës së fundit të muajit shtatorit e cila i dedikohet këtij celebrimi, e cila këtë vit është caktuar më 28 shtator 2023. 

Kjo temë i përkushtohet historisë së gjatë të organizatës në funksion të mbrojtjes së mjedisit detar nga ndikimi i transportit ujor nëpërmjet një kuadri të fortë rregullator si dhe thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm ndaj kësaj çështjeje kritike në vijimësinë e tregtisë detare.  

“50 vite MARPOL – Angazhimi ynë vazhdon” i dedikohet përvjetorit të 50-të të Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL), e cila ka të bëjë me parandalimin e ndotjes së mjedisit detar nga anijet si pasojë e aktiviteteve operacionale apo aksidentale. 

Kjo konventë e njohur ndryshe edhe si traktati i mbrojtjes detare i IMO-s është konventa kryesore ndërkombëtare që mbulon parandalimin e ndotjes së mjedisit detar nga anijet dhe aktualisht përfshin gjashtë anekse teknike 

Pak histori  

Konventa Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL), është konventa kryesore ndërkombëtare që mbulon parandalimin e ndotjes së mjedisit detar nga anijet për shkaqe operacionale apo aksidentale. 

Konventa MARPOL u miratua më 2 nëntor 1973 nga IMO. Protokolli i vitit 1978 u miratua në përgjigje të një sërë aksidentesh me anijet cisterna gjatë viteve 1976-1977. Meqenëse Konventa MARPOL e vitit 1973 nuk kishte hyrë ende në fuqi, Protokolli i MARPOL i vitit 1978 integroi edhe Konventën mëmë. Instrumenti i kombinuar hyri në fuqi më 2 tetor 1983. Në 1997, u miratua një Protokoll për të ndryshuar Konventën dhe u shtua një Aneks VI i ri, i cili hyri në fuqi më 19 maj 2005. MARPOL është përditësuar me ndryshime të vazhdueshme përgjatë viteve. 

Kjo konventë përfshin rregullore që synojnë parandalimin dhe minimizimin e ndotjes nga anijet – si ndotjen aksidentale ashtu edhe atë nga operacionet rutinë – dhe aktualisht përfshin gjashtë shtojca teknike. Zonat e veçanta me kontrolle të rrepta mbi shkarkimet operative janë të përfshira në shumicën e anekseve. 

Subjekti i këtij viti promovon diskutime mbi fazën tjetër të punës së IMO-së në mbrojtjen e mëtejshme të planetit dhe oqeaneve, është gjithashtu i lidhur me Axhendën e Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Këto objektiva përfshijnë energjinë e përballueshme dhe të pastër (SDG 7); industrinë, inovacionin dhe infrastrukturën (SDG 9); veprimin klimatik dhe përdorimin e qëndrueshëm të oqeaneve, deteve dhe burimeve detare (SDGs 13 dhe 14); dhe rëndësinë e partneriteteve dhe zbatimin për të arritur këto qëllime (SDG 17). 

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s Kitack Lim në fjalën e tij në “Ditën Botërore të Detarisë 2023” u shpreh: “Shumë ka ndryshuar në transportin detar në 50 vitet e fundit që nga miratimi i Konventës MARPOL më 2 nëntor 1973 dhe angazhimi i IMO-së për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit detar ka mbetur i palëkundur. Tema e përzgjedhur këtë vit do të na lejojë të celebrojmë këtë trashëgimi, duke nënvizuar gjithashtu përkushtimin tonë për të ndërtuar mbi themelet ekzistuese ndërsa ne ecim drejt një të ardhmeje më të ndritshme së bashku.”