Çdo 30 Korrik, në “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, ne tëgjithë ndalemi për të vlerësuar dhe për të qenë mirënjohës përato marrëdhëniet ndërnjerëzore të cilat promovojnë dhe inkurajojnë paqen, lumturinë dhe unitetin në mbarë botën.
Ne jetojmë në një botë plot sfida, kriza dhe forca separative tëtilla si varfëria, dhuna, abuzimi me të drejtat e njeriut, keqtrajtimet, mungesës së besimit, diskriminimit dhemosmarrëveshjeve kulturore, të cilat minojnë paqen, sigurinë,zhvillimin dhe harmoninë shoqërore globale.
Për të përballuar ato kriza dhe sfida, shkaqet e tyre kryesoreduhet të adresohen duke promovuar dhe mbrojtur një frymë tëpërbashkët të solidaritetit njerëzor që merr shumë forma, më e thjeshta dhe sublimja e të cilave është Miqësia.
Nëpërmjet krijimit dhe kultivimit të lidhje të forta të besimit dhe atyre miqësore të gjithë ne mund të kontribuojmë në ndryshimine disa praktikave themelore të cilat konsiderohen emergjente nëarritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm i cili gërsheton një rrjetsigurie që do të na mbrojë dhe do të gjenerojë pasionin për njëbotë më të mirë, ku të gjithë janë të bashkuar për një të mirë mëtë madhe e cila shkon përtej nesh.
Miqësia dhe marredhëniet njerëzore janë sinonim i konceptit të“lidhjes” dhe ndërtimi i këtyre lidhjeve të zakonshme shkon përtejnjë tipari apo karakteristike të përbashkët të cilën ne ndajmë me njëperson apo grup shoqëror, ato përfshijnë promovimin e njëangazhimi global drejt të kuptuarit të diversitetit dhegjithëpërfshirjes. Në çdo dallim tonin ne gëzojmë baza tëpërbashkëta. Paraqitjet fizike, ndryshimet në mënyrën e tëmenduarit, pikëpamjet politike, shijet, muzika nuk janë arsye për tëndarë njerëzit. Marrëdhëniet miqësore janë shumë më tepër se kaq dhe shkojnë përtej këtyre elementëve shpesh të konsideruara kufizime ndaj dhe në “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë” kryefjalëmbetet promovimi i mirësjelljes dhe unitetit njerëzor. “DitaNdërkombëtare e Miqësisë” promovon krijimin e urave midis kulturave, vendeve, madje dhe ideologjive.
Marrëdhëniet e pastra miqësore mund të celebrohen përmes diçkajesa të thjeshtë aq edhe simbolike sa një shënim i shkurtër në një copëletër apo kartolinë, një filxhan i thjeshtë kafeje i ndarë në shoqëri tëmirë i cili kthehet në një moment sublim bashkëbisedimi të ngrohtëdhe motivues për ditën. Janë të gjitha këto mënyrat për të forcuarunitetin dhe marrëdhëniet tona dhe për të na bërë të kuptojmë se kemi më shumë të përbashkëta dhe gjëra për të ndarë me të tjerët.Në këtë ditë të veçantë, ajo çka synojmë dhe mendojmë se nabashkon të gjithëve është një botë e cila përjashton çdo iniciativë qëpromovon nxitjen e urrejtjes, përçmimit dhe racizmit është pikërishtbota që duam të ndajmë të gjithë së bashku nesër.
Para se Kombet e Bashkuara të deklaronin 30 Korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Miqësisë”, “Dita Botërore e Miqësisë” u propozua për herë të parë në vitin 1958 nga “Kryqëzata Botërore e Miqësisë”, e cila është një organizatë civile ndërkombëtare që realizon fushata për të nxitur kulturën paqësore përmes marrëdhënieve të miqësisë.