Në paraqitjen që u bëri drafteve Drejtori Ekzekutiv i APD-së, vuri në dukje se , “ Misioni i Autoritetit Portual Durrës në këtë plan biznes është hartimi i një programi ekonomik e financiar , eficient, ambicioz dhe realist. Veçoria themelore e këtij plan biznesi është se ai për herë të parë ndërtohet mbi realitetin e ri “post privatizim” në Portin e Durrësit. Ky realitet, imponoi përshtatjen e metodologjisë në procesin e kalkulimit të treguesëve edhe një përqasje gjithëpërfshirëse e bashkëpunuese mes paleve publike dhe private . Një nga risitë e këtij plan biznesi është që, parashikimet e volumeve të punës dhe të të ardhurave të pritshme janë bërë nga operatorët privatë por, në konsultime të përherëshme me stafin përgjegjës të APD-së. Kjo risi në vetvete mbart elemente pozitiv por, në të njëjtën kohë permban dhe riskun në realizmin e parashikimeve. Qëllimi i këtij plan biznesi është jo thjeshtë të garantojë burimet dhe balancojë buxhetin, por edhe të mundesojë marrjen e vendimeve të drejta nga stafi drejtues dhe Këshilli Drejtuesi i APD-së, për të garantuar prosperitetin ekonomiko-operacional, për të mundësuar rikthimin e investimeve të kryera, shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve, të gjitha këto në perputhje të plotë me qëllimet kryesore të përcaktuara në Ligjin për Autoritetin Portual”. Të pranishmit vlerësuan punën serioze të administatës së APD-së në përgatitjen e projekt dokumentave dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për to. Pyetjeve dhe kërkesave lidhur me aspekte të vecanta, ju përgjigjën me sqarimet e nevojshme Drejtori Belortaja, dhe anëtarët e Grupit të punës së APD-së. Mbledhja shqyrtoi edhe një numur çështjesh të tjera, kërkesa nga subjekte private, ose të tjera me natyrë administrative e menaxhuese. Vendimet priten të zbardhen dhe hyjnë në zbatim brenda 3 ditësh nga momenti i miratimit