Drejtori I APD, Selim Belortaja përballë mediave: Bilanci i një viti dhe sfidat e 2015-ës 26 dhjetor 2014

Drejtori ekzekutiv I Autoritetit portual të Durrësit, Selim Belortaja gjatë konferencës për shtyp të fundvitit ka shpalosur disa nga vështirësitë dhe arritjet e vitit që lamë pas, si dhe sfidat me të cilat do të përballet APD dhe punonjësit e saj gjatë vitit 2015.

Përballë interesimit të gjerë të mediave locale dhe kombëtare z. Belortaja është ndalur fillimisht te terreni I ri juridiko-ekonomik që krijoi situata pas-privatizim e terminaleve e shërbimeve dhe sidomos: sfida për të përkthyer në terma veprues Kontratat e Koncesionit. Koncesionimi i shpejtuar e i perfunduar në pak muaj mbas qershorit 2013 u shoqërua jo vetëm me marrdhënie të reja, por edhe me moskuptime e keqinterpretime te percaktimeve-tha drejtori Belortaja.

“Jo të gjithë e dijnë që APD nuk është Pala nënshkruese e Marrveshjeve Koncesionare-saktësoi ai, duke shtuar se këto Kontrata, kanë boshllëqe, që nga saktësimi i Objekti e deri tek mbulimi me tarifa. Mungojnë sanksione për mospërmbushjet apo shkeljet, mungon një mekanizëm i qartë penalizimesh për shkeljet.

Ndërsa Programi i Investimeve për cdo koncesionar është bërë objekt interpretimesh e tensionesh që me vështirësi marrin rrugë. APD ndonëse e kufizuar tek

Monitorimi operativ i Kontratave – ka bërë kujdes gjithmonë që të evidentojë mospërpërmbushjet dhe i ka raportuar ato tek Autoritet Vendimmarrëse duke sugjeruar edhe rivlerësim të Kontratave, kur ka qenë rasti”.

Sipas drejtorit Belortaja, “nga një menaxhim operacionesh portuale na u desh të kalojmë në një pozicion Menaxhuesi të Kontratave dhe raporteve shumëpalëshe që krijohen prej tyre. Një volum i madh korrespondence me Koncesionarët dhe operatorët privatë, me Ministrinë si Autoritet Kontraktor, me Njësitë e Zbatimit të Kontratave, me Stivadorët, por edhe me Agjensitë e tjera Shtetërore që veprojnë në Port dhe me të cilat duhet të bashkëveprojmë si dhe me Autoritetet lokale, është dokumentimi më i qartë i kësaj sforcoje. Duke vijuar më tej z. Belortaja nënvizoi se “ndonëse ka ende pika nën debat, ndonëse vendimmarrja finale për çështjet shpesh gjendet jashtë APD, ajo që kemi sot është një përcaktim më i qartë i marrdhënieve që rrjedhin nga kontratat, një ndarje shumë më e qartë e përgjegjësive mes palëve dhe një mekanizëm monitorimi më autoritar e më veprues

nga APD.

Sfida e dytë, ka qenë ajo ekonomiko-financiare-tha më tej drejtori Selim Belortaja – përpjekja për të risjellë APD në parametra eficience. Një sfidë jo më pak e fortë. Kolegët e kujtojnë se si në Janarin që shkoi grupi i Punës për Plan-Biznesin paraqitej i shqetësuar tek unë, me alarmin se Porti për 2014, sado t’i shtrëngonim treguesit e planifikimit, do të rezultonte me humbje!! Sigurisht reagimi ekonomik në këtë situatë është ai që çdo ekonomist do të bënte: do gërmonte e identifikonte çdo mundësi për rritjen e të ardhurave, do ulte shpenzimet dhe reduktonte në minimum investimet e reja! Ekonomistët dinë gjithashtu se një shtrëngim i tillë ka caqet e veta: Ai mund të bëhet deri në atë pikë sa nuk pengon funksionimin normal të Portit dhe nuk dëmton standartet e operimit.

“Këtë qasje ndoqëm-nënvizoi drejtori Belortaja në konferencën për shtyp. Kam këtu letrën time të Janarit 2014 drejtuar Ministrit, ku i kërkoj mirëkuptimin e ministrisë për qasjen restriktive që po zbatonim: Me ulje investimesh dhe reduktim të fuqisë punëtore. Gjykuam se një program i kujdesshëm në shpenzime nuk do të pengonte punën dhe performancë e Portit, ndërkohë që financat do të vinin duke u shëndoshur. Realiteti tregon se nuk vepruam keq”.

Duke vijuar fjalën e tij para gazetarëve drejtori Belortaja shtoi: Sot kemi një tablo tjetër financiare për APD: Ndonëse treguesit volumorë nuk shënojnë rritje të dukëshme, të ardhurat tona janë rritur, ndërsa fitimi neto ka 1.5-fishuar shifrën e planifikuar. Edhe më qartë shëndeti financiar i Portit duket nga pasqyra e likuiditetit (Cash Floë). Pra edhe pse mbi shpinen e APD bie pagesa e rreth 3.5 milion Euro në vit peër kreditë e marra më parë, Gjendja e Cash-Floë-t nga 720 mln lek lek në fund të 2013, sot është 1.32 mld lek. Kjo sigurisht na lejon që të mendojmë skenarë më ekspansive për investimet e nevojëshme gjatë 2015.

Në vijim të fjalës së tij z. Belortaja u ndal te investimet: “Të gjithë biem dakord më duket se kush merr prioritet mes tyre: Thellimi i Basenit dhe Kanalit të Portit.

A mund ta ndërmerrnim atë Projekt më parë? Është proces i filluar me kohë, ne kemi ndërhyrë për rivlerësim –në drejtim të eficencës dhe interesit më të mirë publik. E ngjashme është puna me përgatitjen për privatizim-vlerësoi drejtori ekzekutiv.

E gjithë sa më sipër as nuk mund të bëhej në këtë nivel e as nuk mund të përmbyllet me sukses, pa Burimet e duhura njerëzore, pa personelin e nevojshëm, të përgatitur e të motivuar për t’ja dalë mbanë”-tha më tej drejtori Belortaja. Kjo sfidë e tretë është ndoshta më e vështira dhe një drejtim në të cilin jam i vetëdijshëm se duhet të bënim më tepër.

Sigurisht ka një shkundje e motivim të dukshëm. Kemi aktivizuar si asnjëherë tryezat e konsultimit të brendshëm -thuajse për çdo vendim menaxherial, kemi rikonstituar Këshillin Teknik dhe Këshillin Konsultativ të Portit, kemi mbledhur rregullisht Komitetin e Sigurisë Portuale, gjallëruar forumet e emergjencave dhe tryezat për mjedisin, etj. Të gjitha këto janë në vetvete edhe një proces formimi e kualifikimi i njerëzve, i administratës së Portit-tha më tej para gazetarëve drejtori Selim Belortaja.

Por as këto,as freskimi i posteve të ndryshme e as lëvizjet e njerëzve nga njëri vend në tjetrin, me qëllim përshtatje e performance më të mirë, nuk janë të mjaftueshme. Duhet të bënim më tepër për përshkrimin e çdo vendi pune dhe trainimin e punonjësve për të ushtruar me efikasitet maksimal funksionim e tyre. Tani e tutje, pra pas konsolidimit pak a shumë të marrdhënieve e mekanizmave monitorues, kualifikimi i punonjësve do të bëhet një përparësi e jona.

Në fund të fjalës së tij para mediave drejtori ekzekutiv Selim Belortaja tha: Realiteti na bën optimist. Një fluks në rritje anijesh, tragetesh, pasagjerësh e mjetesh. Ditët e fundit kemi akostuar deri 8 tragete brenda 24 orësh. Me një fluks deri në 6000 pasagjerë. Sot që flasim –të gjitha kalatat janë të zëna me anije që përpunohen. Në radë presin të tjera. 16 Kroçera kanë prekur kalatat tona me një fluks turistik shumë domethënës.

Në fund drejtori Selim Belortaja u ndal në objektivat e këtij viti:

-Rritja e volumeve dhe konkurrueshmërisë ndaj Porteve fqinjë, kryesisht përmes përdorimit më efikas e fleksibël të:

-tarifave portuale dhe

-cilësisë së shërbimeve

-investimeve në infrastrukturë e teknologji

-njohje dhe transparencë e përcaktimeve rregullatore -sinjalistilë informim dhe promocion.

-Rritjes së Kualifikimit e kompetencës se punonjesve

-Pjesmarja në programe e projekte ndërkombëtare

-Përgatitja për privatizim e Terminalit Perëndimor duke filluar me ri-vlerësimin e studimit të feasibilitetit.

-Bashkëpunim më i hapur me partnerët dhe median.