Ndërkohë, gjatë fjalës së tij mbajtur në ceremoninë e themelimit të Qndrës së Ekselencës për Cështjet Detare në Portin e Durrësit, Drejtori i Parë i Sekretariatit të Përhershëm të Transportit, Matej Zakonjšek, u shpreh se vizioni i Sekretariatit të Transportit për transportin detar në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një transporti detar konkurrues, të sigurt dhe të qendrueshëm.
Fjala e plotë e z. Zakonjsek në ceremininë e themelimit të CEMA-s:
“Faleminderit shumë që më dhatë fjalën, dhe si fillim a mund të biem dakord që të gjitha takimet dhe konferencat në Portin e Durrësit t’i oganizojmë këtu jasht me këtë kohë kaq të bukur, ky duhej të ishte rendi i parë i ditës për sot.
Së dyti, do të doja t’ju falenderoja të gjithëve dhe sigurisht, në veçanti duke filluar me miken time të dashur, ministren Balluku si dhe Pirron që na ftuan dhe na bënë pjesë të historisë tuaj të suksesit, dhe nëse ne mund të kontribuojmë në të, jemi shumë krenarë, pasi suksesi jonë është vetëm kur ju jeni të suksesshëm dhe kjo është pikërisht thelbi i asaj që ne synojmë të arrijmë.
Zonja dhe zotërinj, të nderuar të ftuar, të dashur kolegë dhe miq, faleminderit shumë për ftesën dhe që na bëtë pjesë të këtij eventi kaq të rëndësishëm.
Do të doja gjithashtu të shprehja një falenderim të veçantë ndaj ministres Znj.Balluku si edhe Pirros që udhëhoqën këtë ndyshim, që drejtuan ndryshimin në Portin e Durrësit, i cili nuk përfaqëson vetëm ndyshimin për Portin e Durrësit por është edhe një ndryshim për Shqipërinë dhe për Ballkanin Perëndimor dhe kjo është ajo çka dëshiroj të theksoj sot.
Mjedisi në të cilin po jetojmë, ndryshon vazhdimisht, e gjithë bota është duke rikonfiguruar vetveten dhe në këtë këndveshtrim janë dy koncepte të cilët qëndrojnë në zemër të këtij ndryshimi: një është distancimi ynë nga burimet njerëzore dhe investimi në kapitalin njerëzor dhe e dyta është fakti se informacioni dhe teknologjia janë kthyer tashmë në aktualitetin tonë të ri dhe kjo është pikërisht ajo që ju po synoni të bëni këtu dhe ajo çfarë ne po bëjmë bashkë me Qendrën e Ekselencës për Çështjet Detare.
Duke qenë se ministrja vjen nga nje experiencë e konsiderueshme në sektorin e aviacionit, më lejoni të ndaj një episod me ju. Para disa vitesh, teksa vizitoja një nga liderat botërorë të prodhimit të aviacionit “ultralight”, të cilët përfaqësojnë standardin më të lartë sa i përket energjisë dhe po flisja me kreun e kësaj të fundit e pyeta : Si arrini ju të garantoni që të gjitha investimet tuaja në teknologji dhe gjithë informacioni që ju dispononi në sektorin tuaj të mbeten brenda kompanisë tuaj? Si jeni të sigurt që çfarëdo produkti ju nxirrni në treg nuk do të kopjohet dhe brenda dy muajve ta gjeni të njëjtin produkt në vende të tjera të botës? – Dhe përgjigjia e tij ishte: Ne nuk mund të bejmë një gjë të tillë por ajo çka ne bëjmë është që në momentin e parë që prodhojmë një model të ri avioni, jemi në proces duke punuar për një model tjetë të ri që do pasojë. Pra, ne jemi duke investuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e RNI dhe RND, çka do të thotë se e vetmja mënyrë është përmirësimi i vazhdueshëm dhe puna e pandalur për kërkim dhe zhvillim të vazhdueshëm dhe kjo është gjithashtu edhe çka qëndron në zemër të Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare.
Komuniteti ynë i Transportit në thelb është një rrjet, kjo është ajo çka ne bëjmë, i sjellim njerëzit bashkë në një platformë si kjo e sotmja dhe Porti i Durrësit është definitivisht, jo vetëm një anëtar i komunitetit tonë por po bëhet një fener dhe një simbol referimi i asaj çka një port mund të arrijë me lidershipin e duhur, ashtu siç u tregua edhe sot.
Komuniteti i Transportit dhe Sekretariati i Përhershëm, do të jenë partnerët tuaj në këtë iniciativë dhe mund të them edhe një mbrojtës në rrugëtimin tuaj drejt arritjes së planit tuaj ambicioz.
Domethënia e patneritetit tuaj të fortë, i cili përfshin Portin e Durrësit, portin më të madh shqiptar, dhe një qendër intermodale gjithnjë në rritje me lidhjet e forta akademike të Universitetit të Durrësit si dhe elementin e rëndësishëm politk që sjellë CDI i shtron një të adhme të ndritshme këtij projekti. Ne besojmë se kjo qendër mund të jetë vërtet një përgjigje për nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes për Portin e Durrësit por gjithashtu edhe për Shqipërisë dhe strategjitë tuaja në sektorin detar.
Sigurisht, unë do të doja gjithashtu të thoja diçka që ministrja e theksoi pak më parë, është e rëndësishme të sjellim të gjithë ekosistemin bashkë , lidhja e portit me hekurudhën , njësitë intemodale, këtë efekt rrjetëzimi ndërlidhës të transportit pasi vetëm me bashkimin e tyre do të kemi porte të suksesshme. Vetëm kur kjo të realizohet, unifikimi në një rrjet të përbashkët në rajon i cili jeton dhe frymon me një zemër atëherë do të kemi transport të qendrueshëm në të gjitha kuptimet.
Në punën e komunitetit të transportit deri më sot, jemi fokusuar kryesisht në atë çka ndodh në transportin tokësor, në rrugë dhe hekurudhë, por këtë vit ne e kemi zhvendosur fokusin tonë gjithashtu edhe tek transporti ujor.
Siç edhe u theksua nga Znj.Haçkaj, pjesë e kësaj është edhe një plan veprimi. “Plani i Veprimit për Transportin Ujor dhe Multimodalitetin”, të cilin e kemi zhvilluar së bashku me autoritetet në Shqipëri dhe partnerët e tjerë rajonalë dhe ky plan veprimi për transportin detar është pikërisht ai që përcakton se kush duhet të bejë çfarë dhe kur, në mënyrë që Rajoni i Ballkanit Perëndimor të ketë një të ardhme detare të suksesshme dhe të begatë.
Vizioni ynë për transportin detar në Ballkanin Perëndimor është krijimi i një transporti detar konkurues, të sigurt dhe të qendrueshëm, një investim i cili targeton mbështetjen drejt zgjidhjeve dixhitale dhe të gjelbra, në mënyrë që transporti detar të konkurojë dhe operojë në kushte të barabarta me metodat e tjera të transportit si ai hekurudhor dhe rrugor.
Jam shumë i lumtur që pas pak muajsh do të rikthehem në Durrës, më 13 shtator, për të celebruar Ditën Ndërkombëtare të Detarisë, ku pjesë e axhendës do të jetë edhe prezantimi i këtij plani veprimi dhe sigurisht duke punuar sa me ngushtësisht me ju në mënyrë që të trajtojmë çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë në këtë kuadër, pëfshirë këtu edhe Konventat Ndërkombëtare si “Memorandumi i Mirëkuptimit të Parisit”.
Të dashur zonja dhe zotërinj, më lejoni t’a përmbyll fjalën time duke uruar të gjitha palët nënshkruese sot në themelimin e Qendrës së Ekselencës dhe t’ju garantoj se Ju do të keni patneritetin dhe mbështetjen tonë dhe se ne do punojmë së bashku në mënyrë që të arrijmë vizionin tonë për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë Europën.”