Gjatë periudhës Janar-Maj 2014-të në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 2,334ton mallra më shumë se sa e njëjta periudhe e një viti më parë. Statistikat e 5- mujorit të parë të vitit 2014-të tregojnë, se nga anijet dhe tragetet janë përpunuar 1,452,752ton mallra gjithësej, ose 0.2 % më shumë se sa në 5-mujorin e parë të vitit 2013-të.
Raporti statistikor i punës së kryer në kalatat portuale përgjatë 5 muajve të parë të vitit tregon se, Eksportet kanë shënuar një rënie me 10% krahasuar me periudhën Janar-Majin e 2013-ës, duke arritur në shifrën e 634,622 ton mallra ose 68,644 ton më pak mallra të eksportuar se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo diferencë prej 68,644 tonësh ka ardhur kryesisht nga minerali i Hekur-nikelit, i cili në vitin 2013-ës pati një rritje të eksportit të tij, si dhe nga paksimi i eksporteve të çimentos. Kjo diferencë është zbutur nga eksporti i mineralit të kromit i cili në këtë fillim viti duket disi më pozitiv si dhe nga eksporti i klinkerit. Ndikim negativ ka pasur edhe tonazhi I eksportuar me kontenierë por që në periudhat që do të vijnë mendohet që do të ketë rritje dhe do të ndikojë pozitivisht në treguesit e eksportit në muajt në vijim.
Duke ju referuar të dhënave të importit, bëhet e ditur, se mallrat që kanë hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit kanë pasur një rritje me 9% ose 70,978 ton mallra të importuar më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë, përgjatë të cilit (pesë mujori 2013 )janë importuar 747,152 ton mallra përkundrejt 818,130 ton të importuara gjatë pesë mujorit 2014.
Nga treguesit për importin vërehet rritje në disa mallra, kryesisht në importin e skrapit, çimentos rifuxho, qymyrit koks, plehra kimik, melaminës si dhe mallrave të cilat vijnë me kontenierë.
Kështu, duke analizuar nga ana statistikore, në total gjatë pesë mujorit të parë të 2014-ës janë përpunuar 1,452,752 ton mallra. Nga këto 1,157,074 ton janë mallra të ndryshme të Imp/Exp me anije vendase dhe të huaja ndërsa 295,678 ton me tragete.
Gjatë periudhës janar- maj 2014-të numri i udhëtarëve të cilët kanë preferuar të udhëtojnë me Traget ka qënë 185,317 persona dhe po ta krahasojmë me një vit më pare, ka pësuar një rënie 249 pasagjerë më pak ndësa numuri i veturave, kamjonave dhe trajlerave të përpunuar gjatë 5/mujorit 2014 ka qenë 58,990 mjete e krahasuar kjo me një vit më pare ka pasur një rënje prej 4,952 mjete më pak.
Përgjatë pesë mujorit të vitit 2014-tës në portin e Durrësit janë përpunuar 597 anije, nga këto 148 anije për ngarkesa të përgjithshme dhe rifuxho, 65 anije kontenierike si dhe 384 tragete.