Durrës, 13.10.2014 Njoftim për shtyp “Janar-Shtator, përpunohen 2 milionë e 865 mijë e 566 ton mallra ”

Të dhënat statistikore të 9 mujorit të vitit 2014-të tregojnë se në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 2.865.566 ton mallra, ose 3% më shumë sesa një vit më parë. Duke ju referuar pasqyrave statistikore të publikuara nga Drejtoria e Autoritetit Portual Durrës, vërehet një rritje e volumit të punës kryesisht në sektorin e importit të mallrave.

Importi

Kështu, gjatë këtyre 9 mujave të këtij viti, Importi i mallrave ka njohur një rritje të volumit të punës me 119.648 ton, ose 8 % më shumë, se e njëjta periudhë e vitit 2013-të . Vëllim ky i ardhur nga ndryshimi i struktures së mallrave të importuara si psh:

  • Çimento është importuar 36,968 ton më shumë se viti 2013-të.
  • Skrap është importuar 70,963 ton më shumë.
  • Qymyr është importuar më shume 18,295 ton.
  • Plehra kimik 27,511 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2013, etj.

Eksporti

Duke ju referuar pasqyrës statistikore, eksportet përgjatë 9 muajve të 2014-tës, kanë pësuar një rënie të lehtë me 2 % më pak, se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Mallrat të cilat kanë ndikuar në këtë tregues janë krysisht Hekur-Nikeli, Çimento rifuxho, si dhe mallrat e ardhura me konteinerë. Ndërsa mallra si Kromi, Klinkeri si dhe produkte si Llamarina dhe Prokate, kanë pësur një rritje të konsiderueshme, gjithmonë kjo duke e krahasuar me vitin 2013-të.

Konteinerë

Gjatë 9-Mujorit 2014-të në Portin e Durrësit kanë hyrë dhe dale më pak konteinerë se një vit më pare, e shprehur me shifra 6,598 TEU më pak se 9-mujori i vitit 2013-të, ose 7.8% më pak.

Tragetet

Nga terminali i Portit të Durrësit, gjatë 9-Mujorit të 2014-tës, kanë udhëtuar 633,665 persona ose 44,897 (+8 %) udhëtarë më shumë se po e njëjta periudhë e vitit 2013-të.

Gjatë këtyre 9 muajve të këtij viti, kanë hyrë dhe dalë 15,995 udhëtarë më shumë, se viti 2013-të ose 297,953 persona.

Referuar këtyre të dhënave, në drejtim të italisë kanë udhëtuar 335,712 pasagjerë ose 28,902 (9 %) më shumë, se po e njëjta periudhë e vitit 2013.