Durrës, 17.09.2014 Njoftim për shtyp “Muaji gusht 2014-të, 7% më shumë mallra të përpunuar se një vit më parë”

Muaji gusht i vitit 2014-të ka njohur një rritje të volumit të punës me 7% më shumë mallra të përpunuar, sesa e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 23.123 ton mallra më shumë se muaji gusht i 2013-ës.

Eksportet përgjatë muajit gusht të këtij viti, kanë pasur një rënie me 4% ose 6.104 ton mallra më pak të eksportuara, kjo si rezultat kryesisht i pakësimit të volumit të mallrave të eksportuara me kontenierë, sesa i njëjti muaj i një viti më pare(2013).

Ndërkaq, importet janë rritur me 19% ose 29.227 ton mallra më shumë të importuar sesa gushti i vitit të kaluar dhe kryesisht të mallrave si grurë, çimento, skrap, plehra kimik, etj.

Sipas statistikave krahasimore të raportuara nga Autoriteti Portual Durrës, vërehet një rritje e volumit të punës krahasuar me të njëtën periudhe e një vitit më parë edhe si 8-mujor, i cila është 4% ose 89.793 ton mallra më shumë të përpunuara gjatë periudhës janar-gusht 2014- të.

Eksportet kanë pësuar rënë më 1% ose 8.716 ton mallra më pak të eksportuara sesa e njëta përiudhë e 2013-ës. Gjatë 8-mujorit të pare të vitit 2014 vërehet një rritje e ndieshme e volumit klinkerit të eksportuar, mineral I kromit, dhe eksporti I llamarinave dhe prokateve . Ndërsa, volumi I mallrave të eksportuar me kontenierë ka qënë më pak se po e njëjta periudhë e vitit 2013-të.

Periudha janar-gusht 2014-të tregon se, nga Porti I Durrësit kanë hyrë 98.511ton mallra ose 8% më shumë se e njëta periudhë e një viti më pare. Mallrat të cilat kanë shënuar rritje kanë qenë çimento, skrap, qymyri, plehrat kimik si dhe melamina.

Treguesit statistikor pohojnë se, gjatë 8-muajve të pare të 2014-ës, në kalatat e Portit, në total, janë përpunuar 2,515,560 ton mallra, nga këto kanë 1,159,524 ton mallra kanë dale (eksportuar) nëpërmjet Portit të Durrësit dhe 1,356,036 ton mallra kanë hyrë (importuar).

Gjatë muajit gusht 2014 në terminalin e kontenierëve janë përpunuar 11,355 TEU (8,173 bokse) ose 795 TEU më shumë se e njejta periudhe e një viti më pare.Ndësa si 8 mujor viti 2014 kapsur një rënie prej 2,814 TEU ose 3.88% më pak.

Në terminalin e trageteve gjatë muajit gusht 2014 lëvizjet e udhëtarëve dhe mjeteve ka qenë në përgjithësimë I madh. Gjatë muajit gusht të këtij viti, kanë hyrë nëpërmjet Portit të Durrësit 97,842 udhëtarë ose 9% më shumë se viti 2013-të dhe kanë udhëtuar (dalë) drejt Italisë 136,162 ose 20% më shumë se viti 2013-të.

Gjatë muajit gusht numëri I mjeteve (vetura, kamjona dhe trajlera) të cilat kanë hyrë dhe dale ka qenë 56,340 ose 8.5% më shumë se po të njejtën periudhë të vitit 2013. Edhe si 8- mujor treguesit për lëvizjet e udhëtarëve të cilët kanë zgjedhur Portin e Durrësit, ka qenë positive. Konkretisht, në këto 8-muaj, numri I udhëtarëve ka qenë 559,509persona ose 7% më shumë se një vit më pare(2013). Ndërsa, lëvizja e mjeteve (vetura,kamjona dhe trajlera) gjatë 8 mujorit 2014 kaqenë 1.3% më pak, se viti 2013-të.