Durrës me, 09.05.2014 Njoftim për shtyp

Autoriteti Portual Durrës është përfaqësuar në takimin e radhës të projektit ADB Multiplaform i zhvilluar në Bari(Itali) nga data 06.05.2014-07.05.2014, në ambientet e Autoritetit Portual të Barit. APD është përfaqësuar në këtë takim nga Përgjegjësja e Njësisë së Promocionit, Partneritetit dhe Marrëdhënieve me jashtë, znj. Mirela Shani, Monitoruesi I kontratës së mirembajtjes TIK, Vegim Hoti, dhe Zëdhënësia për median, Elitjona Doko. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare në projektin ADB (Adriatic – Danube –Black Sea) që ka si qëllim krijimin e një platforme Multimodale në transport, ku do të integrohen vendet e rajone dhe kompani të fushës së trasportit për të lehtësuar bashkëpunimin ndërmjet porteve të Europës Juglindore.

Përsa i takon përfshirjes së Portit të Durrësit projekti fokusohet në krijimin e sistemeve informatike me qëllim :

  1. ndërtimin e një sistemi për menaxhimin dhe kontrollin dhe gjurmimin e trafikut të mallrave (e-customs) ndermjet Portit të Barit , të Durrësit  dhe të Tivarit duke zgjeruar sistemet ekzistuese të perpunimit të informacionit të zhvilluar më parë midis këtyre porteve.
  2. Zgjerimin e sistemit të kontrollit të trafikut të mallrave të rrezikshme duke shtuar opsionet e gjurmimit / ndjekjes dhe ato të trëgimit të rrugëve të lëvizjes së mallrave.
  3. Rritjen e bashkëpunimit në koordinimin e e perpjekjeve për të implementuar trasport më të sigurtë multimodal ndërmjet Portit të Barit dhe atij të Durrësit duke perfshirë operatorë të trasportit rrugor, menaxhere të infrastrukturës dhe autoritet lokale.

Projekti ADB Multiplatform ka si synim përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të transportit të gjelbër dhe veprimeve për një përdorim më efikas të infrastrukturës ekzistuese në rajonin e Evropës Juglindore, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe I nisur në prill të 2012.Në këtë takim u diskutua mes të pranishëm konkretizimin e projektit në të ardhmen, ndërsa takimi radhës do të mbahet në Tiranë, nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së kryeqytetit tonë.

Anëtarët e Projektit ADB Multiplatform:

Rajoni Autonom i Friuli Venezia Giulia(Itali)

RAJONI Veneto -Sekretariati për Infrastrukturë , Njësia e Logjistikës (Itali) Autoriteti Portual Levante(Itali)

Universiteti Aristoteli i Selanikut(Greqi) Autoriteti Portual Selanik(Greqi)

Dhoma Profesionale e Selanikut(Greqi)

Kompania Kombëtare për Portet Detare Administrata „KostantCa”(Rumani) Dhoma e Tregtisë , Industrisë , tregtar dhe Bujqësi „Konstantca”(Rumani) Agjencia Ekzekutive e Administratës Detare(Bullgari)

Dhoma bullgare e Tregtisë dhe Industrisë(Bullgari) Instituti i Trafikut dhe Transportit Lubjanë(Slloveni) Pannon Biznes Shoqata Rrjeti (Hungari)

Shoqata Kombëtare e sinjalizuar Radio (Hungari) Transporti hekurudhat sllovene mallrave(Slloveni) Vendi i Papdrje dhe Gorski Kotar

Rrjeti Modal i Transportit (Kroaci)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë(Shqipëri) Autoriteti Portual Durrës(Shqipëri)

Komuna e Pirot(Serbi)

PORTI I BAR Holding                                                          Company(Mali i Zi)

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit(Itali)

Ministria Federale e Transportit , Inovacionit dhe Teknologjisë(Austri)

Ministria e transportit , ndërtimi dhe zhvillimi rajonal i Republikës Sllovake(Sllovaki) LUKA Koper PLC (Sllovenia)

Autoriteti Portual i Venecias(Itali) Autoriteti Portual Trieste(Itali)

Rajoni Puglia për infrastrukturën strategjike dhe mobilitet – Rrjetet dhe Infrastrukturat për Sektorin Lëvizshmërisë(                       Itali)

Bashkimi italian i Dhomave të Tregtisë , Industrisë , Artizanatit dhe Bujqësisë(Itali) Dhoma e Tregëtisë dhe                    Industrisë(Bullgari)

Ministria për Transport dhe çështjet detare(Mali i Zi) Porti i Autoritetit Rijeka(Kroaci)

Shoqata Ndërkombëtare e Institucioneve Rajonale për Zhvillim (Ukrainë) Institucioni publik Instituti për Planifikim Hapësinor të Papdrsko (Kroaci) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë , Republikës së Serbisë(Serbi) Ministria e Zhvillimit Kombëtar(Hungari)

Dhoma e Tregtisë në Beograd(Serbi)