Durrës më, 16. 03.2014 Njoftim për Shtyp “Tre mujori i parë i 2014-tës, 5% më pak mallra të përpunuar krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë”

Përgjatë tre mujorit të parë   të vitit  2014-të  në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 41,281ton mallra më pak, se sa e njëjta periudhe një viti më parë. Këtë e tregojnë statistikat e bëra publike nga drejtoria e Autoritetit Portual Durrës, që pohojnë se nga anijet dhe tragetet janë përpunuar 760,358ton mallra gjithësej, ose5 % më pak se sa në tre mujorin e parë të  vitit paraardhës.

Raporti statistikor  pohon se, Eksportet kanë shënuar një ulje me 15 %  krahasuar me tre mujorin  e 2013-ës, duke zbritur në  shifrën e 329,723ton mallra ose 58,742ton më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Duke ju referuar të dhënave, rezulton se janë Importuar 430,635 ton mallra, çka tregon një  një rritje me 4% ose 17,461ton  mallra më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë, përgjatë të cilit (tre mujori 2013)janë importuar 413,174 ton mallra.

Në total gjatë tre mujorit të parë të  2014-ës janë përpunuar 760,358ton mallra nga këto  586,144ton janë mallra të ndryshme të ardhura me anije vendase dhe të huaja ndërsa 174,214ton janë përpunuar (ngarkuar/ shkarkuar) me tragete. Duke ju referuar të njëjtës periudhë të një viti më parë treguesit janë 801,639ton në total ng/shk nga këto 637,116ton janë ng/shk me anije vëndase dhe të huaja dhe 164,523ton me tragete.

Gjatë muajit janar- mars 2014-të numri i udhëtarëve të cilët kanë preferuar të udhëtojnë me Traget ka qënë 110,920persona  dhe  po ta krahasojmë me një vit më pare, ka pësuar një rënie 6,052pasagjerë më pak ndësa numuri i veturave, kamjonave dhe trajlerave të përpunuar gjatë 3/mujorit 2014 ka qenë 35,631mjete ndërsa në po të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë 39,533mjete.