Durrës, më 21.05.2014 “Janar-Prill 2014 bie me 5% volumi i përpunimit, krahësuar me 4- mujorin e parë të 2013-ës ”

Gjatë periudhës Janar-Prill 2014-të në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 56,594ton mallra më pak, se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Statistikat e 4-mujorit të parë të vitit tregojnë, se nga anijet dhe tragetet janë ngarkarkuar/shkarkuar 1,036,581ton mallra gjithësej, ose 5 % më pak se sa në 4-mujorin e parë të vitit paraardhës.

Raporti statistikor i bërë publik nga Drejtoria e Autoritetit Portual Durrës pohon se, Eksportet kanë shënuar një rënije me 15% krahësuar me Janar-Prillin e 2013-ës, duke arritur në shifrën e 455,239 ton mallra ose 81,130 ton më pak mallra të eksportuar se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo diferencë prej 81,130 tonësh është nga minerali I Hekur-nikelit I cili në vitin 2013 pati një fillim të eksportit të tij si dhe nga pakësimi I eksporteve të çimentos. Kjo diferencë është zbutur nga eksporti I mineralit të kromit I cili në këtë fillim viti duket premtues. Ndikim negative ka patur edhe tonazhi I eksportuar me kontenierë por që në periudhat që do të vijnë mendohet që do të ketë rritje, pra dhe një ndikim pozitiv në treguesit e eksportit.

Duke ju referuar këtyre të dhënave, vihet re se, Importi ka pësur një rritje me 4% ose 24,536 ton mallra të importuar më shumë se e njëjta periudhe e një viti më parë, përgjatë të cilit (katër mujori 2013 )janë importuar 556,806 ton mallra.

Pra, siç mund të vihet re nga treguesit e mësipërm, për importin rritje ka patur në disa mallra, kryesisht në importin e skrapit melaminës dhe në plehra kimik.

Kështu, duke ju referuar analizës statistikore, në total gjatë katër mujorit të parë të 2014-ës, janë përpunuar 1,036,581ton mallra. Nga këto 378,668 ton janë mallra të ndryshme të Imp/Exp me anije vendase dhe të huaja , 426,547 ton mallra me kontenierë.

Gjatë periudhës janar- prill 2014-të numri i udhëtarëve të cilët kanë preferuar të udhëtojnë me Traget ka qënë 149,575 persona dhe po ta krahasojmë me një vit më pare, ka pësuar një rënie 1,684 pasagjerë më pak ndësa numuri I veturave, kamjonave dhe trajlerave të përpunuar gjatë 4-mujorit 2014 ka qenë 20,567 mjete.