Është zhvillluar përgjatë ditës së martë mbledhja e hapur e Këshillit Drejtues të Autoritetit Portual Durrës, në të cilin ndër të tjera u miratua bilanci dhe shpërndarja e fitimit neto për vitin 2013-të. Hapja e takimit u bë fillimisht nga Kryetari, z. Gentian Beqiri, përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Më pas, Kreu ekzekutiv i APD-së, Selim Belortaja, sqaroi para mediave pozicionin aktual të Autoritetit Portual Durrës, si dhe gjendjen ekonomike me të cilën po përballet.
“ Viti 2013-të ka qënë vit i jashtëzakonshëm deri në anormalitet për të gjithë sektorët përbërës të APD- së, ndërsa ne kemi bërë të mundur, pavarësisht këtyre vështirësive, që jo vetem të ruajme operimin normal të Portit dhe sherbimin pa nderprerje të klientëve, por edhe të arrijmë tregues ekonomiko- financiar të kënaqshëm, duke realizuar 96.6 % të ardhurat për vitin që lamë pas. Ndërsa për vitin 2014-të, në të cilin ndodhemi kemi planifikuar një buxhet realist. Për 6-mujorin e pare të 2014-s,edhe pse “goditja” prej efekteve koncesionare ishte e plote, realizimi i volumeve në ton është 96 %; përpunimi i konteinereve 84 %; lëvizja e udhëtarëve ne masen 84 %; numuri i mjeteve te perpunuara 77% dhe realizimi I të ardhurave gjithesej në masën 102%”.
Më pas fjalën e ka marrë Drejtori Ekonomik, Financws dhe Administrimit nw Autoritetin Portual Durrës, Gëzim Agasi, i cili ka bërë publike pasqyrat financiare për vitin 2013-të, ndërsa ka bërë të ditur se për vitin që lamë pas është rritur kapitali me 2.98 %, krahasuar me vitin 2012-të.
Punimet e Këshillit Drejtues të APD-së vijuan më pas sipas rendit të parashikuar, ndërsa u miratua ndër të tjera, bilanci dhe shpërndarja e fitimit neto për vitin 2013-të. Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar ishin antarët e këshillit, drejtues ekzekutive te APD-së, përfaqsues të medias vizive dhe asaj të shkruar si dhe perfaqsues i shoqerise se pavarur te auditit financiar.