Efektivët e Forcës së Sigurisë Portuale, trajnim dy ditor nga Departamenti i policisë Franceze/ 22 korrik 2021

Autoriteti Portual Durrës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, po kryejnë një trajnim për Efektivët e sigurisë portuale Durrës.

Punonjësit e sigurisë po trajnohen nga Departamenti i Policisë franceze mbi “Zbulimin e njerëzve më rrezikshmeri”, “Zbulimin e njerëzve të dyshimtë” dhe “Identifikimin e dokumentacionit të rremë”.

Në fokus të këtij trajnimi është rritja e efiçencës së shërbimit dhe sigurisë gjatë monitorimit të territorit portual. Në këtë trajnim të nivelit të lartë, janë përfshirë efektivë të të gjithë sektorëve pranë Forcës së Sigurisë Portuale, të cilët do të marrin informacionet e nevojshme mbi veprimtaritë e paligjshme brenda territorit portual, zbulimin e njerëzve të dyshimtë, identifikimin e dokumentacionit të rremë dhe mbi të gjitha sigurinë portuale.

Në fund të trajnimit, punonjësit e sigurisë do të pajisen me certifikata nga Policia Franceze.