Në kuadër të programeve të kualifikimit dhe rritjes profesionale, efektivi i Forcës së Sigurisë Portuale ka nisur një trajnim disa ditor me në fokus operacionet e kërkim shpëtimit në ujë dhe ndihmën e shpejtë.
125 punonjësit e sigurisë së portit më të madh në vend janë duke u trajnuar nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë. Reagimi dhe ndërhyrja në situatat e incidenteve dhe fatkeqësive në det, të cilat kërkojnë aktivizimin e punonjësve të sigurisë portuale siç janë: operacionet e kërkim shpëtimit në ujë apo dhënia e ndihmës së parë, janë temat mbi të cilat mbështetet ky kualifikim. Në përmbyllje të këtij trajnimi efektivët do të pajisen me certifikimin të njohurndërkombëtarisht.
Forca e Sigurisë Portuale si një ndër faktorët më të rëndësishëm veprues jo vetëm sa i përket garantimit të standardeve të sigurisë në infrastrukturën kritike të portit por edhe në vetë performancën e Autoritetit Portual, do të vijojë të mbetet prioritet i institicionit sa i përket rritjes profesionale dhe ekspertizës duke pasuar me të tjera trajnime dhe specializime me orientime në fushën e sigurisë detare.