Ekipi menaxherial i Terminalit Perëndimor në Portin e Durrësit/ 19 nëntor 2021

Ekipi menaxherial i Terminalit Perëndimor në Portin e Durrësit duke monitoruar operacionin e përpunimit të anijeve.

Terminali Perëndimor ose Terminali i mallrave gjenerale, i vetmi që administrohet nga Autoriteti Portual Durrës, shtrihet në një sipërfaqe prej 135,000m2 dhe ka kapacitet përpunues 1.5 milionë tonë/vit.

Përgjegjës për menaxhimin e tij është Divizioni operacional pranë APD-së, ndërsa drejtuesi i TMGJ, bashkë me 60 punonjës operativë realizojnë në mënyrë periodike mbarëvajtjen e operacioneve në të.

Ky divizion, ndjek procesin e përpunimit të anijeve tregtare, që nga momenti i akostimit, ngarkim- shkarkimin e saj deri në perfundim të operacionit.