25.11.2026
Përgjegjësia sociale e një institucioni nis edhe nga kujdesi për njerëzit që kontribuojnë çdo ditë në veprimtarinë e tij. Në Autoritetin Portual Durrës, mbështetja ndaj punonjësve në momente të vështira të jetës, ashtu si vlerësimi i kontributit të tyre ndër vite, është pjesë e kësaj përgjegjësie. Përmes fondit të posaçëm të ndihmës sociale, gjatë vitit 2026 janë akorduar deri më tani 34 ndihma financiare, në një fond të planifikuar prej 7.5 milionë lekësh. Mbështetja është ofruar për punonjësit që përballen me probleme shëndetësore apo humbjeje në familje, si dhe në shenjë vlerësimi për punonjësit që përmbyllin karrierën e tyre profesionale duke dalë në pension. Ky angazhim pasqyron rëndësinë që Autoriteti Portual Durrës i kushton dimensionit njerëzor të institucionit, duke synuar të krijojë një mjedis ku solidariteti, vlerësimi dhe mbështetja janë pjesë e marrëdhënies me punonjësit.
Sepse pas çdo kontributi profesional është një njeri, dhe kujdesi për njerëzit mbetet një vlerë që meriton të kultivohet çdo ditë.

